Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional që nga 27 marsi, atëherë kur u ka përfunduar mandati anëtarëve të këtij mekanizmi, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji kryetari Hashim Thaçi të emërojë anëtarët e rinj. Të paktën kështu deklarojnë deputetë nga koalicioni qeverisës, të cilët thonë se në bazë të informatave që kanë nga Zyra e Kryetarit, KQZ-ja do të funksionalizohet gjatë shtatorit. Në ndërkohë opozitarët kanë thënë se kryetari Thaçi qëllimisht po e zvarrit këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin. Kreu i shtetit deri më tani nuk ka emëruar përfaqësuesit e partive politike, ndërsa i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime se nga sa përfaqësues u takojnë grupeve parlamentare. Lidhur me këtë çështje Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese opinionet e tyre në lidhje me kërkesën e presidentit për interpretim të dispozitës kushtetuese, e cila flet për emërimin e anëtarëve të rinj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …