Kryekuvendari, Kadri Veseli: Doktor Lec Gradica është mjeku legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryekuvendari, Kadri Veseli: Doktor Lec Gradica është mjeku legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Gradicë të Drenasit, është përkujtuar sot mjeku i UÇK-së, Lec Gradica, në 20-vjetorin e rënies së tij. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë në këtë manifestim se doktor Leci ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së lirisë, duke u bërë kështu mjeku i plagëve të lirisë dhe në fund, dëshmor i saj. Veseli tha se Gradica është vend ku brez pas brezi janë nderuar kombi dhe atdheu. “Kjo është vendlindja e Tahir Gradicës, që mbrojti nderin e vajzave të Drenicës nga Jashar Pasha. Është vendlindja e Lec Gradicës, trimit që luftoi kundër serbëve e bullgarëve, bashkë me Azem Bejtën. Është vendlindja e  Mehmet Gradicës, prijësit të luftës së Drenicës kundër komunizmit. Është vendlindja e djaloshit trim Rrustem Gradicës, që ra heroikisht në vitet e rënda të Rankoviqit. Është vendlindja e dëshmorëve të UÇK-së, vëllezërve Fazliu, Asllanit, Mehdiut, Milazimit. Është vendlindja e doktor Lecit, mjekut legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Veseli.

Ai tha se të gjithë dëshmorët e lirisë janë të njëjtë, sepse të njëjtë e kanë idealin për të cilin ata kanë dhënë jetën. Por, shtoi ai, kur ne mesin e tyre ka mjekë dëshmorë, kjo fiton një dimension të veçantë. Kreu i Kuvendit kujtoi ofensivën armike të shtatorit 1998, kur mbi 20 mijë ushtarë serbë, nga 6 drejtime e sulmuan Çiçavicën, duke menduar t’i jepnin një goditje përfundimtare Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës. “Në ato ditë të rënda, doktor Lecin e gjejmë aty ku e thërriste atdheu dhe ndërgjegjja e tij prej humansti. Në mesin e të plagosurve, ushtarë e civilë. Ai largohej i fundit, pasi ishin siguruar të plagosurit. Ai dha jetën e tij për t’i shpëtuar ata. Ai dha jetën që të tjerët të vazhdojnë luftën, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Dhe ëndrra e tij u bë realitet. Sot ne jemi këtu për të nderuar kujtimin e tij, për të nderuar veprën e tij, që paraqet shembull më sublim se si jetohet dhe punohet për atdheun”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …