leoni

Malisheva pjesë e marrëveshjes ndërkomunale për ripërtitjen nga fatkeqësitë

Në Prishtinë, është nënshkruar marrëveshja ndërkomunale për “Ripërtritjen nga fatkeqësitë”, e para e kësaj fushe në vendin tonë. Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të komunave të Malishevës, Pejës, Istogut dhe Klinës, ndërsa formimin e këtij rrjeti, e ka përkrahur Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Bashkimi Evropian. Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërkomunal për ripërtëritjen nga fatkeqësitë, është zbutja e dëmit potencial të fatkeqësive natyrore për qytetarët, infrastrukturën dhe mjedisin përmes integrimit të praktikave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë në nivel komunal. Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e këtij rrjeti, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke marrë fjalën, tha se “ bashkëpunimi mes komunave, në fushën e fatkeqësive, ka qenë në nivel, edhe pa këtë marrëveshje, por tani, ka më shumë mundësi për hartimin e projekteve të përbashkëta për mbrojtje nga rreziqet që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Bashkëpunimi mes komunave, do të ndihmoj përballjen dhe ripërtëritjen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe uroj që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në komunat tjera, pasi kjo është në interes të të gjithëve”. Ky rrjet i bashkëpunimit ndërkomunal për ripërtëritjen e fatkeqësive, është i vetmi i kësaj fushe në vendin tonë dhe është platforma e parë në Kosovë, për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, veçanërisht në zonat urbane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …