leoni

U mbajt debati publik për hartimin e projektit ideor të kompleksit muzeor të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në shtëpinë e kulturës në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit nën organizim të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit u mbajt debat publik për hartimin e projektit ideor të kompleksit muzeor të Ukshin Hotit. Të pranishëm në debat ishin Smajl Latifi kryetar i komunës së Rahovecit, inxhinierë, artistë, familjarë, drejtorë komunal, veprimtarë dhe anëtarë të familjes së Ukshin Hotit. Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e ideve të ndryshme, nga artist, veprimtar, qytetar dhe arkitekt, pasi që gjatë debatit u dhanë disa ide dhe propozime se si do të dukej kompleksi muzeor Ukshin Hoti, të cilat ishin nga më të ndryshme, si, nga ato me përmbajtje autentike dhe moderne. Kryetari Latifi potencoj faktin së në çështjen e shpronësimit nuk ka kurrfarë dileme, pasi kjo pronë është shpronësuar me vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku ne si komunë me kënaqësinë më të madhe do ta merrnim implementimin e këtij projekti edhe me mundësi financiare, si dhe duke u angazhuar që ky projekt të marr përmasa qendrore duke i kaluar caqet komunale. Shtëpia muze e Ukshin Hotit ka hyrë në fazën e dytë të shndërrimit të saj në shtëpi muze të realizuar, e cila do të jetë vatër e ruajtjes së kujtimeve të figurës së profesor Ukshin Hoti, si dhe një mundësi që gjeneratat e ardhshme të informohen për angazhimet dhe punën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …