leoni

Kryetari Muharremaj kërkoi përkrahje nga Ministri i Arsimit

Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, është pritur në takim nga kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe nga drejtori i Arsimit Remzi Bytyqi, me të cilët ka biseduar për procesin e arsimit në Komunën e Suharekës. Kryetari Muharremaj e ka informuar ministrin Bytyqi me të arriturat në arsim, fillimin e mbarë të vitit shkollor, kompensimin për udhëtime të punëtorëve të arsimit të komunës, 3 pagat përcjellëse për punëtorët e arsimit të cilët kanë dalë në pension, si dhe 3 pagat jubilare, bazuar në kontratën kolektive. Drejtori i Arsimit Remzi Bytyqi, e ka paraqitur problemin e humbjes së orëve mësimore që po krijohen për shkak të rasteve të sëmundjeve të rastësishme të punëtorëve të arsimit si dhe rastet e pushimeve të lehonave paraprake, ku kërkoi nga ministri të gjendet një formë e aspektit juridik që të ketë thjeshtësim deri në zhvillimin e procedurave të konkursit. Ministri Bytyqi, ka thënë se do ta përkrahim Komunën tuaj aq sa na lejon buxheti, më pas ka lavdëruar punën dhe angazhimin e kryetarit Muharremaj, në përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …