Kryetari Muharremaj, inspekton punimet e rregullimit të rrugëve fushore

Hapja dhe rregullimi i rrugëve fushore, po vazhdon derisa të përfundoj i tërë projekti. Kështu këto ditë po punohet në hapjen e rrugës që lidh fshatrat Sallagrazhdë – Greikoc – Gelancë. Kryetari Muharremaj, me angazhimin e të cilit po ndërtohen këto rrugë, ka inspektuar punimet në këtë aks rrugor dhe ka biseduar me banorët e këtyre fshatrave. Kryetari ka premtuar se këto rrugë do të jenë në shërbim të zhvillimit të bujqësisë në këtë pjesë të Komunës dhe se investime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …