MINISTRI BYTYQI VIZITOI DISA SHKOLLA NË KOMUNËN E KLINËS

Në vazhdim të vizitave që po iu bën shkollave të Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar komunën e Klinës, ku është pritur nga kryetari Zenun Elezaj, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe më pas ka vizituar tri shkolla në këtë komunë. Fillimisht, ministri Bytyqi ka vizituar shkollën fillore “Ismet Rraci”, ku uroi që nxënësit të angazhohen dhe të mësojnë shumë, sepse është për të mirën dhe të ardhmen e tyre, ndërsa i këshilloi ata që të kërkojnë sa më shumë nga mësimdhënësit dhe të fitojnë dijen e merituar. Ministri, më pas, ka vizituar objektin e ri të kësaj shkolle, i cili është duke u ndërtuar dhe do të ofrojë hapësirë moderne të mësimit për 1500 nxënësit që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Në vazhdim, ministri Bytyqi ka vizituar shkollën e mesme teknike “Fehmi Agani”, me ç’rast mori pjesë në një orë të punës praktike në lëndën “Elektronikë”. Ministri u shpreh i kënaqur me punën që po bëhej nga nxënësit, ndërsa tha se drejtimet e tilla profesionale ofrojnë mundësi të shumta për punësim të të rinjve dhe do të ndikojnë edhe në zvillimin e ekonomik të vendit. Ministri tha se duhet të vazhdohet me pajisjen e shkollave profesionale me kabinete të nevojshme, në mënyrë që nxënësit të përfitojnë shkathtësi të duhura, ndërsa theksoi se MAShT në bashkëpunim me komunat mbetet të angazhohen që të krijojnë më shumë mundësi për punën praktike në ndërmarrje. Ministri Bytyqi, gjatë kësaj dite ka vizituar edhe shkollën fillore “Emin Duraku” në Sverkë, ku ndër të tjera tha se, MAShT është e përkushtuar që të krijojë kushte të mira dhe të ofrojë mundësi të zhvillimit profesional edhe për mësimdhënësit. Në këtë drejtim, Ministri tha se matja e performancës nuk duhet të kuptohet si ndëshkim për mësimdhënësit, por si një mundësi për t’iu ndihmuar atyre në zhvillimin dhe avancimin profesional. Në të gjitha vizitat, ministri Bytyqi ka theksuar nevojën e bashkëpunimit të të gjitha palëve, në mënyrë që të ngritet cilësia në arsim dhe fëmijëve t’iu ofrohet arsimim çfarë e dëshirojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …