Nënshkruhet memorandumi me Agjencinë Shtetërore të Arkivave për zhvillimin dhe ngritjen profesionale të punonjësve arkivor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim Kryeshefin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave Ramë Manaj. Në këtë takim, ministri Gashi dhe kryeshefi Manaj kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Mbështetja për zhvillimin e veprimtarisë arkivore dhe ngritja e kuadri profesional arkivor” Memorandumi do të zbatohet gjatë vitit 2018, projekt për të cilin MKRS do të investojë me vlerë financiare prej 8 mijë euro. Qëllim i këtij memorandumi është krijimi i dokumenteve elektronike dhe aplikimi i normave bashkëkohore për zhvillimin e mëtutjeshme të veprimtarisë arkivore. Po ashtu, ky projekt do të mbështetë ngritjen dhe aftësimin e kuadrit profesional arkivor të angazhuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave por edhe të kuadrit arkivor në arkivat ndër komunale. Ku aktivitet gjithsesi ka mbështetje të plotë ne Ligjin për Arkivin Shtetëror dhe Standardet Ndërkombëtare te Arkivistikës. Ministri Gashi ka vlerësuar se me nënshkrimin e këtij memorandumi kemi vazhduar më tutje mbështetjen për institucionin më të rëndësishëm të ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumenteve shtetërore të cilat i mbesin si histori gjeneratave që vijnë. Ndërkaq kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Manaj, e falënderoi ministrin për përkrahjen që ai po jep për institucionin që ai udhëheq dhe vënien e tij ndër prioritetet e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …