leoni

LEKAJ: “ TË GJITHA RRUGËT PA AKSIDENTE“

U shënua Dita Evropiane „Pa viktima në rrugë”, që në shtetet evropiane shënohet çdo vit, ndërsa në Kosovë për hetë të dytë. Me rastin e shënimit të kësaj dite u organizua një tryezë e ashuquajtur:“ Dita evropiane pa viktima në rrugë„. Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Lidhur me atë se çfarë është duke u punuar në rritjen e sigurisë në komunikacion nga ana e Ministrisë së infrastrukturës, ministri Lekaj theksoi:“  Lajmet për aksidentet e shkatuara në trafik na shqetësojnë të gjithëve. Që nga marrja e mandatit si ministër i Infrastrukturës prioritet i imi ka qenë krijimi i sigurisë në komunikacion. Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq. E kam krijuar edhe Task-Forcën për siguri në komunikacionin me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse. Kjo Task-Forcë, është duke punuar çdo ditë në terren për të evidentuar pikat e zeza ku po shkaktohen aksidentet. Pas përfundimit të punës së këtij komisioni do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë. Sipas raporteve të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënje të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar. Numri i aksidenteve për periudhën janar-gusht të këtij viti ka rënë për rreth 13 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përqindja e aksidenteve me fatalitet është zvogëluar për 17 për qind. Thirrja ime është:“ Të gjitha rrugët pa aksidente“. Me këtë nënkuptohet mos dëmtimi i brezit rrugor, të mos prishen: sinjalizimi, ndriçimi, pahitë elastike- mbrojtëse, të kryhen kontrollimet teknike me rregull, dhe shumë veprime të tjera, Policia e Kosovës të jetë më shumë edukuese se sa ndëshkuese. Në këtë drejtim ne kemi miratuar disa udhëzime administrative, për nivelin e edukimit të ngasësve dhe po ashtu, rikategorizimin e  rrugëve, që t’i marrim edhe disa rrugë nën përgjegjësinë e ministrisë, në mënyrë që të sinjalizohen dhe të rindërtohen. Në bashkëpunim e kolegjin „Tempullli dhe Policinë e Kosovës, kemi punuar në organizimin e fushatave vetëdijesuese për rritjen e sigurisë në komunikacion. Puna jonë nuk duhet të ndalet deri në evitimin e rrezikshmërisë nëpër rrugët tona“.  Në këtë tryezë për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, folën edhe Nora Hasani, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, drejtori i ‚Kolegjit“ Tempulli“ si dhe pjesëmarrës tjerë ekspertë të komunikacionit. U fol edhe për përgatitjen e planeve dhe veprimeve për edukimin e gjeneratave të reja për të menaxhuar trafikun si dhe për sigurinë në rrugë dhe të gjita aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me këtë siguri. Gjatë kësaj tryeze ministri Lekaj iu përgjigj pyetjeve të cilat kishin të bënin me përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe sigurinë në komunikacion. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe pjesëtarë të: Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, bashkëpunëtorë të Hekurudhave të Kosovës, të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të AMRKS-së,  dhe ekspertë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …