Mexhid Yvejsi: KOSOVA TOP LOJE, PAVARËSIA FJALË GOJE

(Ky organizëm (OKB) është krijuar për të parandaluar që të shkoni në skëterrë. Ai nuk është krijuar për t’ju dërguar në parajsë. -Henry K. LOXH, i riu) 

Ne do të jemi të lirë, ne do të jemi të pavarur, vetëm atëherë kur mendojmë, kur veprojmë, në mënyrë të pavarur dhe kur nuk përsërisim fjalët e huaja, të cilat e mjegullojnë drejtimin, për të mos ua marr vesh kuptimin, qëllimin. Tetë vite pas luftës shkuan- Kosova ende po vuan. Po vuan Kosova dhe shumica shqiptare- nga kushtëzimet e imponuara ndërkombëtare. Tetë vite kaluan që iku armiku, por u mbushën tetë vite që erdhi i paftuar UNMIK-u. 
UNMIK-u, me të drejta të padrejta, të rezervuara, të pakufizuara, veç për vete, me Kosovën, me shqiptarët, bën eksperimente…! 
UNMIK-u që tetë vite Kosovën po e sundon, po e copton, po e varfëron, kurse servilët, debilët, kopilët, po i ledhaton, po i tubon, po i pasuron… Por, le ta dinë se për ta kjo pasuri është më e madhja varfëri! 
Shqiptarët e Kosovës janë në pritje të vazhdueshme, për “pavarësinë” e mjerueshme….
Shqiptarët e Kosovës janë në pritje të vendimeve të mëdha, mjerisht, që të tjerët i marrin për ta… 
Tetë vite shkuan kinse në liri, por pa u njohur e shkreta pavarësi. Pavarësinë duhet vetë ta ndërtojmë dhe me gjak atë duhet ta mbrojmë… 

Pavarësinë të tjerët nuk e krijojnë, por të tjerët e njohin sepse e meritojmë… 
Ne do të jemi të lirë, ne do të jemi të pavarur, vetëm atëherë kur mendojmë, kur veprojmë, në mënyrë të pavarur dhe kur nuk përsërisim fjalët e huaja, të cilat e mjegullojnë drejtimin, për të mos ua marr vesh kuptimin, qëllimin…
Pakoja nuk e sjell pavarësinë. 
Pakoja në Kosovë e sjell Sërbinë. 
Kjo është një pako e cila shqiptarët nuk i përmend, por i diskriminon, një pako e cila shqiptarëve të drejtat themelore qytetare, fetare dhe kombëtare, në mënyra të ndryshme ua mohon, një pako e cila shqiptarët i poshtëron, sepse i tjetërson…
Me këtë pako, Kosova do të bëhët ajo që s’duhet të bëhët! Ajo që duhet të bëhët me këtë pako do të zhbëhet…! Kosova nuk do të ketë ushtri, por do të ketë një forcë për siguri, forcë e cila s’lejohet të ketë as fuqi as siguri… 
Kosova do të ketë kuvend, por s’do të ketë nevojë për përfaqësues me mend, sepse aty do të ketë rend….! Qysh do të jetë rendi? 
Rendi do të jetë qysh e do kuvendi: kur vendos pakica, amiiin! thotë shumica…! 
Shumica është shumica shqiptare, por me shumicën shqiptare, pakica serbe do të bëj hajgare…
. Në Kuvend do të jetë edhe një njeri me mend, ai është Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, ai e ka fjalën përfundimtare, me te s’ka hajgare…!!! 
Sepse, ai flet çka do vet, ai vendos, ai vulos, ai e bën Kosovën kos… 
Pra, pakoja nuk e sjell pavarësinë, por pakoja në Kosovë e sjell Sërbinë…
Sërbia në Kosovë krijon për vete mini-shtete, kurse politikuajt tonë axhami-kësaj i thonë pavarësi…
Pavarësia e tyre një fjalë goje-Kosova e tyre top loje. Një ditë loja mbaron, por kush do të humbë, cili do të fiton? 
Fiton e vërteta, por me mashtrime nuk jetohet jeta…! 


Jeta në Kosovë 

Jeta në Kosovë, pa teprime, është e mbushur me rrena, me gabime, hajni, poshtërsi, krime, me mashtrime…
Mashtrime me “rezolutë”, mashtrime me “kushtetutë”, mashtrime me “simbole” si dikur me “idole”… 
Mashtrime në dimër, mashtrime në verë me “diploma” me “tenderë”. Mashtrime me “republikë” me “shtet të pavarur” dhe “sovran” në partneritet me “miqët “ euro-amerikan”…! 
A nuk është rrenë, mashtrim, kur disa politikuaj tonë. 
axhami, e thonë shpesh, madje me mburrje, krenari, se nga qershori vitit 1999, Kosova ka liri, ka pavarësi? 
U dëshmue sa herë se Kosova për ta është top loje, kurse pavarësia fjalë goje… 

Liria në Kosovë 

Në Kosovë ka liri, nëse ke, me hangër e me pi…Ka liri, nuk përdoret aq dhunë, për të jetuar pa punë…
Kosova është shembull për gjithë botën me numrin më të madh të papunësuarëve në gjithë Europën… Në Kosovë ka liri për pisllëqe, marifetllëqe, veprimtari kriminale, plaçkitje ekonomike, ka liri për dënime politike… 
Në Kosovë ka aq shumë liri sa që s’mund ta këndojë kush as me lahutë, sharki apo me çifteli… 
Në Kosovë veç diçka mungon: Nuk guxon, nuk ka liri për t’u bashkuar me Nënën Shqipëri…
Kjo ndalesë, kjo pengesë, është një dhuratë, një mirësi, është një begati, sepse ajo që ndalohet, ajo që pengohet, më shumë kërkohet…
Ky është amaneti i t’parëve, kjo është dëshira e shqiptarëve…Kur të jetë dëshira, shtohet vullneti, me vullnet, qoftë kismet, dalim n’selamet….

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …