Ramush Haradinaj

Haradinaj: Fillimisht Serbia duhet të kërkoj falje për krimet që ka bërë në Kosovë e mandej të arrihet marrëveshje

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka theksuar se në dialogun me Serbinë nuk duhet në asnjë mënyrë të përfshihet mundësia për korrigjimin e kufijve. Qëndrimi im është i qartë: nuk lejoj, nuk pranoj, nuk e mbështes, nuk marr pjesë në një proces në të cilin preken kufijtë e vendit tim, ka theksuar kryeministri, Ramush Haradinaj. Kosova nuk e ka luksin që t’i diskutojë dhe rihapë kufijtë e vet. Jemi njoftë nga më shumë se 100 shtete me këta kufij, jemi anëtarë të institucioneve ndërkombëtare me këta kufij. Hapja e çështjes së kufijve në cilindo variant, është rikthim në para pavarësi dhe është rrezik i madh që bart rreziqe të pamenaxhueshme. Ai ka shtuar më tutje se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se duhet të arrihet pajtim mes Kosovës e Serbisë por paraprakisht kërkim falja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritjen e marrëveshjes së pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …