Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar publikimin e listave të veteranëve mashtrues në media. Ai ka thënë se është për keqardhje ajo çfarë ka ndodhur ditëve të fundit me veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e turpshme që në vazhdimësi të ofendohen në këtë formë ata njerëz të cilët kanë dhënë gjithçka për këtë vend. “Me i nxjerrë njerëzit që tashmë kanë 50-60 vite, me i nxjerrë para opinionit publik me aq lehtësi si mashtrues të cilët prej ditës së parë kanë qenë ushtarë është turp i madh. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë. Kjo edhe një herë tregon se sa ka qenë e nevojshme një hetim i mirëfilltë dhe jo kështu abuzim. Kjo tregon çfarë kaosi është atje ku presim drejtësi prej tyre. Kjo nuk guxon të lejohet. Krejt infrastrukturën ligjore dhe logjistikën ia ka ofruar shteti për të mos ardhur deri këtu”, ka thënë Limaj. Ai u ka bërë thirrje ushtarëve të UÇK-së të cilët ndihen të ofenduar e të lënduar që të mos shqetësohen për publikimin e emrave, sepse të vërtetën e tyre, askush s’mund ta fshehë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …