Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur se në javën që vjen do të jetë në ShBA ku do të lobojë për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës duke i prezantuar të arriturat e deri tanishme të shtetit. “Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington. Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …