Një vendim i Komunës së Drenasit ka bërë që 116 nxënës të fshatit Abri, të mos fillojnë procesin mësimor tash e gati një muaj. Paralelja e shkollës “Shotë Galica”, po mbahet e mbyllur që nga 31 gushti i këtij viti. Prindërit janë shprehur të shqetësuar për mosfunksionalizimin e paraleles, pasi siç thonë ata, fëmijët do të humbasin mësimin. Prindërit e këtyre fëmijëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë vendim. Ata kanë treguar se fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë në rrugën e gjatë me plotë rreziqe, për të zhvilluar mësimin në shkollën “Shotë Galica”. Ky nuk është problemi i vetëm që i shqetëson këta prindër. Mungesa e një trotuari, rruga e gjatë dhe e rrezikshme, si dhe qentë endacakë, janë arsye pse prindërit po shqetësohen. Kundër vendimit për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit ishte deklaruar edhe vetë Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi. Ai pas një takimi që kishte pasur me banorët pati thënë se vendimi është i pabazuar dhe i gabueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …