Sot në Skenderaj janë nderuar dëshmorët e kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Misimi dhe Driton Ibrahimi nga fshati Prekaz i Epërm, në 20 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Një delegacion i Komunës, i përbërë nga drejtorë komunalë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe familjarët, kanë vënë kurora me lule tek lapidari i dëshmorit Driton Ibrahimi në Prekaz të Epërm, si dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, tek varri i dëshmorit të kombit Muharrem Misimi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …