Ish-sekretari i NATO-s, gjatë luftës në Kosovës, Javier Solana, ka theksuar se dekadat e fundit kanë sjell më shumë frustrim sesa përparim në vendet e Ballkanit, dhe se do të ishte ironike për të parë një rajon të shkatërruar nga nacionalizmi etnik, që të ndërtojë ura kur shumë të tjerë po ndërtojnë mure. Ndërkohë që liderët e Kosovës dhe Serbisë që po udhëheqin dialogun, tashmë janë pajtuar korrigjimin e kufijve, Solana vlerëson se nuk i takon BE-së që të përcaktojë kushte, pasi ato duhet të vijnë nga vetë liderët. “Natyrisht, nuk është e drejta e BE-së të diktojë kushtet e zgjidhjes së konfliktit dhe është e qartë se pronësia lokale do të jetë çelësi për çdo marrëveshje që mund të dalë nga procesi. Solana thotë se duke punuar me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përshpejtuar negociatat gjatë muajve të fundit, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ligjore. (Kosovapress)
