Ministri Gashi thotë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta përkrah fuqizimin e rinisë në Kosovë

Ministri Gashi thotë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta përkrah fuqizimin e rinisë në Kosovë

Rreth 250 të rinj sot, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u pajisën me certifikata për trajnimet në kuadër të shkathtësive të buta duke zhvilluar shkathtësitë e tyre përmes edukimit joformal. Të rinjtë nga shtatë regjionet e Kosovës, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovës, për tre muaj janë trajnuar për zhvillimin e shkathtësive për të aplikuar për punë, si shkrimi i CV-së, letrës motivuese, hulumtimi i konkurseve të punës, për të komunikuar, prezantimi në intervista pune, komunikim i shkruar, komunikimi verbal, shkathtësitë e Mendimit Kritik, Shkathtësitë e Zgjidhjes së Problemit dhe Kreativitetit.  Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se kjo ceremoni konfirmon përkushtimin e MKRS-së për përkrahjen dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë. Ai tregoi edhe qëllimin e këtij trajnimi i cili ka pasur synim ngritjen e shkathtësive jetësore për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Xhevat Bajrami, drejtor i Rinisë në departamentin e MKRS, tha se ashtu si Qeveria edhe MKRS ofron programe të ndryshme për të rritur punësimin e të rinjve. Ndërkaq, Besnik Krasniqi, përfaqësues i organizatës, tha se edhe sektori privat kërkon këto shkathtësi.  Ndërsa në fund u bë ndarja e certifikatave për trajnimin për shkathtësitë e buta

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …