Përurohen investimet nga Zyra për Bashkëpunim Civilo Ushtarak (CIMIC) e Kontingjentit Italian në Kosovë në fshatin Carrabreg

Zyrtar komunal, asamblistë, banorë të fshatit Carrabreg i Epërm dhe fëmijë të këtij fshati, ishin nikoqir të pritjes së Komandanti i MNBG-W, kol. Ruggero Cucchini, më bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë edhe përurimin e një parku lojërash për fëmijët e këtij fshati, i mundësuar nga Zyra për Bashkëpunim Civilo Ushtarak (CIMIC) e Kontingjentit Italian në  Kosovë. Duke qenë se vazhdimisht është theksuar se një nga prioritetet e kësaj zyre është mbështetja e sektorëve qe punojnë në të mirë të zhvillimit dhe arsimimit të fëmijëve, edhe kësaj radhe Cimic-u italian e ka përkrahur projektin që parashihte ndërtimin e këtij parku lojërash të pajisur më porta futbolli, kosh volejbolli, luhatëse  për fëmijë e lodra te tjera, ku fëmijët mund të luajnë dhe shoqërohen të qetë më njeri tjetrin. Gjate fjalës së tij  Komandanti i MNBG-W, kol. Ruggero Cucchini, i cili ka qene në mision në Kosovë  edhe ne vitin 1999, u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti.  Ai tha se ç’do investim në te mirë te fëmijëve është investim në të ardhmen e këtij vendi, ndërsa foli për ndryshimet pozitive qe ka vërejtur ne krahasim me herën e pare kur ishte në Kosovë në vitin 1999. Ndërsa drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, tha se në vazhdimësi ne si komunë kemi realizuar projekte të përbashkëta më KFORIN –ITALIAN, kjo falë bashkëpunimit të mirë që kemi krijuar nder vite ,duke ju falënderuar në emër të kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, urojmë që edhe projekte tjera të realizojmë në vazhdimësi. Ne u jemi shumë mirënjohës për ketë investim sepse pos misionit tuaj paqësor  që bëni ju na bëni nder edhe ne duke ndarë mjete nga fondi juaj për investime në projekte të tilla ku dhe  krijoni ambient më të përshtatshëm  për banorët e këtyre lokaliteteve në theks të veqantë për fëmijët kështu  tha Asambleisti Kushtrim Loshaj, i cili ishte edhe iniciatorë për realizimin e këtij projekti më (CIMIC) e Kontingjentit  Italian në  Kosovë dhe komunën e Deçanit. Ndërsa përfaqësuesi i fshatit Carrabreg Arton Loshaj, pos falënderimit për Komandantin e MNBG-W, kol.Ruggero Cucchini, dhe bashkëpunëtoret e tije ndau edhe mirënjohje në emër të banorëve të këtij lokalitet si shenje falënderimi për realizimin e këtij projekti. Vlera e këtij projekti kapë shumë 3000 €

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …