Tashmë përditë e më shumë botën e opinionin publik të saj e përshkon kjo propagandë. Bota po ndizet në zjarr e qytetërimet po përplasen. Qytetërimet përplasen e shpesh nuk kursehet as te fjala lufte, kjo luftë e çuditshme që duhet të jetë e qytetërimeve !!!
Une mendoj se Vetë fjala luftë dhe ajo qytetërim përjashtojnë njëra tjetrën pasi vetë fjala qyetërim është një bashkësi vlerash të pasura mbi botkuptime të larmishme të pranuara gjerësisht me frymen e bashkjetesës e dialogut. Kjo duhet të jete çka i shkon për shtat qytetërimit. E fjalët e një plaku të urtë me vijnë ndërmend me këto mendime : “Qytetërimet pushtohen me kulturë superiore e bindje, e jo me luftë”.
Kjo përplasje me proporcione biblike, e besoj se vetë metafora është tamam e goditur, prezantohet si një luftë e dy botërave që qënkan rrënjësisht të ndryshëm, dy botë që mund të bashkjetojnë vetëm duke përjashtuar njëra tjetrën : lindja islamike, e prapambetur, fondamentaliste e perendimi i pasur, perparimtar e i illuminuar e per shumkend dhe mjaft kristian. Ne fakt realiteti i tensionuar i botes nen presionin e dordolecerve mal malesh a ne mes metropoplesh e ben te besueshme kete teze perplasje – lufte. E atehere shtohet nje liste e gjate me shtete ‘armiq’, popuj e kombe ‘kriminele’ e lufterat preventive tashme jane nje konstante e tmerrshme e indoktrinimit mediatik.
Islami eshte armiku e per sado te kujdesshem te tregohen duke percaktuar anen fondamentaliste te tij e jo teresisht ate, objektivi mediatik eshte i percaktuar mire. Sepse duke bere nje ndarje midis islamit te moderuar e atij fanatik lihet vend per te kuptuar esencen e vete propagandes. Se ndarja e vertete e te moderuarave, pro perendimor… laike, dhe fondamentalisteve terroriste qenkeshka vete mungesa e islamit. Dmth sa me shume islam aq me shume terrorrizem e sa me pak islam … aq me shume moderim. pra eshte e qarte, armiku eshte islami.
Përse?
Sepse, thote doktrina e cila ka kerkuar te mbuloje çdo boshllek, nen erresiren e islamit ne mes te shkretetires, njerezit ezmere vuajne komplekset e nje sistemi te deshtuar e varferine e nje feje mesjetare, fanatizmin e nje mllefi per qyeterimin e nje rrace e nje populli qe lakmojne e urrenje.
Pra vendet islamike jane armiq te demokracise. Jane vende nen diktature. Bejne arme kimike e berthamore e jane armiq. Paska se diktatoret e tyre jane laike e anti fetare, priten e nderohen si miq ne hollet e diplomacise perendimore, armet, tekonogjia dhe helmet u vijne nga jashte, nga perendimi e se fundmi demonizohet i vetmi element i shpreses ne kete shoqeri, islami.
Por a është me të vërtetë i tillë vizioni i Islamit për Perëndimin?
Ne kete pike duhet te dallojme midis banoreve meslindore e islamit, fe. Nuk mund t’i atribuohet islamit e gjithe panorama e vendeve me shumice myslimane si te ishte fruti i nje shoqerie tipike myslimane. Pothuaj te gjiteh keto vende jane vende nen diktatura e perendimi me shume se mbi keto opresore te demokracise, drejton gishtin ne metamorfozen sociale qe ndosh mes opresionit, luftes e kaosit total. E si ne çdo shoqeri tjeter do te piqeshin nga shtypja, urrejtja e keqdashja e atyre qe jane me mire se ta e qe ne nje fare menyre pasive a aktive jane shkaktare te fatkeqesise se tyre. Me kete dua te them qe degradimi dhe anti oksidentalizmi ne vendet me maxhorance myslimane nuk eshte islamik por vetem mangesi e shprishje sociale qe duhet adresuar ne mungesen e nje kulture e fisnikerie me shpirt te vertete islamik, çka eshte fundja dhe esenca e tyre.
Pasi e thashe kete dua te shtoj dy rreshta qe personalisht kur i kam lexuar me kane impresionuar. Jane fjalet e nje muslimani mbi perendimin e perendimoret. Po jo fjalet e nje myslimanti çfaredo, por me te madhit prej tyre, Muhamedit, Profetit.
Tregohet se Amr ibn As, nje nder bashkkohesit e Muhamedit e mik i tij, degjoi dike te fliste keq per Rum-et ( ky term percakton Romaket e teknikisht europianet e perendimoret) u ngrit ne kembe dhe e kundershtoi duke kujtuar keto fjale qe i kishte thene Profeti, Muhamed :
‘Per pese gjera europianet ( a perendimoret apo amerikanet, termi origjinal eshte RUM = romanet ) jane superior nga çdo popull tjeter ne bote . Ne kohe te veshtira e skamje jane me te durueshmit. Jne populli qe ngrihet me shpejt se kushdo ne kembe pas fatkeqesive natyrore, jane me te aftet te terhiqen, riorganizohen e sulmojne pas nje humbje ne lufte, jane te kujdesshem me te varferit e tyre, jetimet e me te dobetit. Dhe e pesta me e mira cilesi e tyre eshte mos durimi e rezistenca qe u bejne mbreterve shtypes’
Muhamad a.s. 6 shekuj pas Krishtit
Per autenticitetin e ketij citimi, gjendet i shenuar ne permbledhjen me autoritare te thenieve te tij ate te Muslimit.
Une gjeta ne kete thenie islamike nje admirim te forte per virtytet sociale te nje populli si europianet a perendimoret nga me i pari i myslimaneve. Ai i ka shenuar keto veçori te ketij populli qe nder shekuj nuk e ka pasur jeten e lehte per te ardhur ne ditet tona. Kane kaluar mes shekujsh te erret masakra e sakrifica, revolucione a luftera. Dhe cka Muhamedi pershruan eshte tamam koha e triumfit te ketyre vlerave ne ngjizura ne kete popull, koha jone. E une mendoj se oksidentalisti i pare ne histori eshte vete Muhamedi e ndoshta ne nje hap me themeluesit e vlerave te perbashketa europiane, muhamedi dhe islami i tij tenduan te promovojne nje shoqeri te tille e lavderuan popullin qe sot pothuaj ja ka arritur.
E nga kjo del e verteta e skartuar a priori se ndoshta kura e vertete ne prag te tragjedise eshte vete islami, ai i origjines, ai i Muhamedit. Eshte ai i pari qe thote ‘Sigurisht do te shkaterron e shuhen ekstremistet’ e me pas shton ‘ Nje mysliman i vertete eshte ai prej dores se te cilit jeta, nderi e malli i gjithkujt eshte i sigurt e i garantuar’.
E mbyll duke thene se nuk ka antiperendim a ektremizem ne islam, e duhet te merret per referim ai autentiku, i padegjuari, si kure e vetme per dramen aktuale si e vetmja koshience sociale ne gjendje te evitoje merite, lufterat e te ashtequajturen perplasje te qyteterimeve. Nese do te kete ndonjehere ndonje perplasje nuk do te jete kurre mes qytetrimesh e nga njera ane nuk do te jete kurre islami por metamorfoza e nje shoqerie qe vuan lufterat e papergjegjshme ne kerkim te naftes e pasurise. ( Ky shkrim u mor nga Glokal)
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …