Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Ministri Lekaj: Procesi i pajisjes me licencë për vozitësit në Kosovë, do të përshtatet me direktivat e BE-së

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se procesi i pajisjes me licencë për vozitësit në Kosovë do të përshtatet me direktivat e BE-së. Lekaj ka shkruar se tani për tani Kosova është në fazën kur po bëhet krahasimi i legjislacionit me atë të BE-së në fushën e patentëshoferit. Procesi i pajisjes me licencë për vozitësit në Kosovë, do të përshtatet me direktivat e BE-së. “Kosova si një vend që ka aspirata për t’u integruar në familjen Evropiane duhet të përgatitet në këtë drejtim. Tani për tani mund të themi se jemi vetëm në fazën kur po bëhet krahasimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së në fushën e patentëshoferit. Çdo ndryshim që mund të bëhet, në përshtatje të acquis communautaire, sigurojmë të gjithë qytetarët se nuk do të cenojnë të drejtat e tyre. Ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik dhe për të cilët masat tjera si gjobat, tërheqja e pikëve negative dhe pezullimi i përkohshëm i patentë shoferit nuk kanë dhënë efekt. Prandaj, ritheksojmë se këtij testimi do t’i nënshtrohen vetëm shkelësit e shumëfishtë të ligjit dhe rregullave të komunikacionit rrugor. Konsiderojmë se ky ndryshim, përveç rritjes së sigurisë në komunikacion, do të ndikojë në krijim të besueshmërisë me të madhe të patentë shoferit të Republikës së Kosovës, në vendet e Evropës dhe më gjerë. Ky proces është vetëm në fazën e diskutimit dhe qytetarët do të njoftohen më kohë për vendosjen e implementimit të kësaj rregulle”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …