leoni

Ardian Jashari fitues i kupës memoriale në turneun e Shahut “Gursel e Bajram Sylejmani“ në Viti

Nën organizimin e përbashkët të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport me Federatën e Shahut të Kosovës dhe Klubin e Shahut “Vitia” në Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti është mbajtur turniri i shahut “Gursel e Bajram Sylejmani”. Në këtë turnirë kanë marrë pjesë 45 shahistë nga mbarë vendi. Lëvizjen e parë të figurave të shahut e bëri Diel Sylejmani, djali i dëshmorit Gursel Sylejmani. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti zhvilloj lojën e parë me Shaban Ismajlin nga Vitia.

Më poshtë keni rezultatet nga ky turnir:

Vendi i parë- Ardian Jashari me 7.5 pikë

Vendi i dytë- Besim Uruçi me7.0 pikë

Vendi i tretë- Jahush Sahiti me 7.0 pikë

Vendi i katërt- Muhamet Asllani me 7.0 pikë

Vendi i pestë- Oltion Vata me 6.5 pikë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …