Nderohen dëshmorët Driton Ibrahimi dhe Muharrem Misimi

Komuna e Skenderajt ka nderuar dëshmorët e kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Driton Ibrahimi dhe Muharrem Misimi nga fshati Prekaz i Epërm, në 20 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Një delegacion i Komunës së Skenderajt, i përbërë nga drejtorë komunalë, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe familjarët, kanë vënë kurora me lule te lapidari i dëshmorit Driton Ibrahimi në Prekaz të Epërm, si dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, tek varri i dëshmorit Muharrem Misimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …