Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar nga Nju-Jorku se tani është koha e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje ai ka deklaruar se do të hapet perspektiva euroatlantike për të dyja vendet, por pa tendenca për ndarje apo shkëmbim të territoreve. Thaçi ka thënë se ketë çështje do ta shtrojë edhe në takimin me kryetarin amerikan Trump dhe me liderët e tjerë botërorë, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së. Sipas tij, Kosova nuk do të lejojë asnjë tendencë që kjo marrëveshje të kushtëzohet me ndarje apo shkëmbim territoreve. Në delegacionin me të janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …