( Opinion lidhur me qarkorën publike të Ibrahim Kelmendit “Fillesë shqiptare për pajtim me popullin serb”, e cila disa ditë me radhë me erdhi në postën time elektronike)
Ndonëse nuk e kam pasur ndërmend të merrem me pollavra të kësaj natyre, insistimi i vazhdueshëm i nismëtarit të “Fillesës shqiptare për pajtim me popullin serb” si dhe përfundimi i tij me fyerjen përgjithësuese: “shqiptarëve në emigracion ju mungon arsyetimi konstruktiv” më detyruan të shprehu edhe unë opinionin tim lidhur me këtë nismë.
Fillimin e këtij aksioni, që nismëtari i saj mendon dhe shpreson ta “shndërrojë në një lëvizje të gjërë qytetare” e shoh si përpjekje për një diferencim të ri të shqiptarëve, ngjajshëm me diferencimet e shqiptarëve nga ana e regjimit serbokomunist të viteve të tetëdhjeta. Derisa, asokohe, shqiptarëve, me çdo kusht, iu kërkohej ta shprehnin lojalitetin e tyre ndaj regjimit pushtues kolonialist serb, sot, me këtë “Fillesë…” shiptarëve, poashtu me çdo kusht, po u kërkohet t’ia shtrijnë “dorën e pajtimit popullit serb” për t’ua falur atyre krimet, gjenocidin dhe etnocidin shumëshekullor, veprime raciste dhe antinjerëzore këto, për të cilat regjimet e shtetit serb dhe as populli serb gjatë historisë së djeshme dhe të sotme, jo që nuk u penduan apo bënë përpjekje t’i kërkojnë falje ndonjëherë popullit shqiptar, por, përkundrazi, ata asnjëherë nuk u kënaqën me rezultatin e dhunës dhe të represalieve që e bënë mbi këtë popull.
Sado që në dukje të parë krijohet përshtypja se me këtë apel popullit shqiptarë i kërkohet ta falë popullin serb, me kushtin e vetëm të “mbështetur kryesisht në interesin reciprok për të tanishmën dhe për të ardhmën më njerëzore e paqësore” të këtyre dy popujve, qëllimin kryesor të nismëtarit të kësaj “Fillese…”, e shoh në përpjekjen e tij të hapur që ta barazojë viktimën dhe xhelatin me slloganin: “populli shqiptar dhe populli serb janë të armiqësur dhe në konflikt me shekuj.” Ky sllogan është palca kurrizore e kësaj “Fillese…” që i bëhët popullit shqiptar me qëllim që qëndresën dhe luftën shumëshekullore në mbrojtje të qenies së vet dhe të atdheut nga hordhitë pushtuese serbosllave t’i thjeshtësojë në “konflikt”.
Idea e “konfliktit”, të cilën e sollën ndërkombëtarët me vete dhe e instaluan në politikën dritëshkurtë të politikanëve tanë, për shqiptarët e Kosovës nuk është e re.
Me kompensime qesharake këtë ide e mbollën edhe historianët shqiptarë në doracakët e historisë për shkollat tona. Këtë ide, të mbështjellur në formë “lutjeje”, e lansoi, më në fund, edhe nismëtari i “Fillesës” së tij të famshme, arsyen e së cilës duhet ta di ai vet.
E njeh apo nuk “e njeh të vërtetën historike” të popullit shqiptar dhe të atij serb nismëtari i kësaj “Fillese…” kjo nuk çon peshë fare. Opinioni i gjërë, të gjithë ata që duhet ta dinë, por edhe të gjithë ata që nuk e dinë, të vërtetën historike të popullit shqiptar dhe të popullit serb e kanë gjetur dhe mund ta gjejnë në të gjitha librat e shkencës së vërtetë të historisë. Dhe, në asnjë nga këta libra nuk dëshmohet kund se populli shqiptar ka pasë ndonjë “konflikt” apo i ka rënë në qafë, “bigajrihak”, popullit serb. “E vëteta historike” dëshmon ndryshe nga se thuhet në “Fillesën” e nismëtarit të “pajtimit me popullin serb”.
“E vërteta historike” dëshmon se sllavët ishin ata që nga trevat ruse erdhen dhe u ranë në qafë shqiptarëve, popullit më të lashtë autokton në mbarë Gadishullin ilirik.. Dhe, ata nuk u kënaqën me pak, por si hordhi barbare që ishin, me gjak e me zjarrë, përlanë dhe muarën çka gjetën dhe çka mundën. Na e morën tokën, na i morën faltorët, na i moren traditat, na asimiluan.
Ligji i Dushanit dëshmon se ata që nuk konvertoheshin në serbë ndëshkoheshin me patkua të skuqur në ballë. Dhe, qëllimi i tyre nuk mbështetej në “interesin reciprok për të tanishmën dhe të ardhmën më njerëzore e paqësore të popullit tonë e të popullit serb”, por në pushtimin me çdo kusht të atdheut tonë, Shqipërisë, dhe në shfarosjën e shqiptarëve.
Le të shfletohet për një çast historia serbe dhe ka çka të shihet aty. Programet kombëtare të V.Karaxhiqit, Garashaninit, Pashiqit , Andriqit, Vukotiqit, Moleviqit, Mihailloviqit, Qosiqit, Sheshelit si dhe Memorandumi i ASSHA-së e flasin një gjuhë dhe e theksojnë një qëllim të caktuar: shfarosjën e shqiptarëve dhe serbizimin e trojeve të tyre. Përkundrazi , e “ vërteta historike” e traditës historike shqiptare, në vend të programeve raciste serbe, numëron me bollëk ftesa të një pasnjëshme që iu bëhën serbëve dhe fqinjëve të tjerë për jetë në paqë dhe në fqinjësi të mirë. “E vërterta historike” e popullit shqiptar, që nga Beteja e Kosovës e vitit 1389 e këndej, dëshmon për alenanca dhe luftëra të njëpasnjëshme me popullin serb kundër armiqëve të përbashkët, por edhe për tradhtinë tradicionale serbe në mbarim të sëcilës luftë të përbashkët. “E vërteta historike” dëshmon se hiç më shumë se para njëqind e pesëdhjetë vjetëve mbi gjatëqind fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit, me trritor sa dy Kosova bashkë, janë bërë rrafsh me tokë nga zjarri dhe pushka serbe dhe janë shndërruar në tokë të pastër të Sërbisë.
“E vërteta historike” dëshmon se pas pesëqind vjet qëndresë dhe lufte të shqiptarëve kundër pushtuesve osman, apetitet e pangopura serbe, të përkahura veçanërisht nga e ëma e tyre Rusia, arritën ta ndajnë popullin shqiptar dhe atdheun e tyre, Shipërinë, në dy pjesë. “E vërteta historike” dëshmon se Kosova dhe trojet tjera shqiptare që mbetën nën pushtimin e Sërbisë në vazhdimësi u kositën pa mëshirë nga regjimemt gjakëpirëse antishqiptare serbe.
“E vërteta historke” dëshmon edhe për dhunën e paparë serbe të pas luftës së dytë botërore, e cila kulmoi me vrasjen, djegien dhe dëbimin e thuaja të mbarë një populli nga shtëpitë dhe atdheu i tyre i lashtë. Dhuna shtetërore mbi shqiptarët, shifrat e të pushkatuarëve dhe të dëbuarëve nga trojet stërgjyshore janë marramendëse sa zor që e kanë kund shoqën në historinë e popujve të botës, të cilat, me shëmbullin unikat, me varrezat masive, me masakrimin dhe djegien e kufomave, me ringjalljen e ekzodusit biblik, me zhdukjen pa nam e nishan te të kidnapuarëve tronditën botën e shekullit të ri.
“E vërteta historike” dëshmon se populli shqiptar, mbi shtatë milionë banorë, që jeton në trojet e veta kompakte, sot lufton për të drejtat ekzistenciale në gjashtë shtete, në vend që të jetonte në një Shqipëri ntyrore si faktor i rëndësishëm ekonomik, politik, kulturor dhe ushtarak dhe të japte kontributin që i takon karshi botës së qytetëruar.
“E vërteta historike” dëshmon se sot më shumë ka shqiptarë, të shpërngulur me dhunë, në Turqi se sa që ka sëbashku në të gjitha trojet autoktone shqiptare. Dhe, kjo, zotëri nismëtar i “Fillesës…” jo për arsyen se “populli shqiptar dhe populli serb janë të armiqësuar dhe në konflikt me shekuj”, por për arsyen e “të vërtetës historike” se populli serb, që nga ardhja e tij në Gadishullin ilirik, i ra në qafë popullit shqptar, të cilin, me shekuj, po mundohet ta zhdukë nga faqja e dheut. Prandaj, zotëri nismëtar i “Fillesës…”, “armiqësinë” dhe “konfliktin”, para se te populli shqiptar, duhet t’i kërkosh ngjeti, aty ku është e dëshmuar se ekziston, pra te populli serb, për të cilin të mbanë “shpresa” se paska pritur zotërinë tënde, mesinë e ri, që “do t’i përgjigjet gatishmërisë për pajtim.”
Dhe, ti zotëri i nismës së “Fillesës”, nëse mëndon se je i pari në idenë e pajtimit të viktimës dhe të xhelatit, në këtë rast të popullit shqiptar dhe të popullit serb”, gabohesh rëndë. Nëse nuk më beson shko e pyete Azem Vllasin sesi i eci pazari gjatë viteve të urisë për bukë e liri, gjatë viteve të vlimeve të mëdha të Kosovës nammadhe, i cili pos fjalëve dhe gënjeshtrave më të pabesueshme, si këto tuajat, kishte edhe topuzin në dorë. Ti zotëri i “Fillesës” i fton ”të gjithë ata që ndihen të frikësuar” dhe “zotohesh” se “fqinjët e tyre shqiptarë do t’i mirëpresin dhe do t’u ndihmojnë në mënjanim të frikës dhe të vështirësive të tyre fillestare, deri edhe në strehim, derisa të rindërtohen shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lufta ose nga ndonjë shqiptarë i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrëse të luftës.” Kjo “ftesë” dhe ky “zotim” yti është mrekullia vetë!
Vallë, di gjë ky zotëri për “fqinjët e tyre shqiptarë” se sa kanë arritur ata vetë të lirohen nga traumat e luftës dhe nga tmerri i thikave të fqinjëve të tyre para se “t’u ndihmojnë në menjanimin e frikës të gjithë atyre që ndihen të frikësuar”. Vallë, di gjë ky zotëri se “fqinjtë e tyre shqiptarë”, që ende, as pas tetë vjetësh nga përfundimi i luftës, nuk kanë arritur të sigurojë një kulm për vete, ku do t’i strehojnë dhe si do t’i ndihmojnë në mënjanimin e vështirësive të tyre fillestare, ata që dikur i lanë pa strehë dhe, më vonë, duke ikur nga vendi i krimit, i dogjën edhe shtëpitë e veta.
Pasi edhe unë jam i ftuar që të japi kontributin tim në këtë drejtim, detyrohem të tregoj se shtëpia ime e dikurshme, trashëgim nga prindët, nuk ekziston më. Ajo, në fshatin Cërrcë, ashtu buzë rruge, në kilometrin e pestë, që shkon nga Burimi për në Tedel, ende qëndron gërmadhë, simbol i një kohe dhe i një dore krimi, plot me bomba e me kanistra të benzinës, të fqinjve tanë kolonë, me të cilët na damë gjithë çka patëm për vete.
Më në fund, ftesës për strehim sa do të mundet t’i përgjigjet konkretisht vetë zotëriu i “Fillesës…”, kur dihet botërisht, se si pasojë e politikës së përkrahur nga fqinjët e tij, ai, thuaja, krejt jetën e ka kaluar si i srehuar politk, ashtu me shkollë të ndërprerë, me mall të familjes, me mallë të më të dashurve, me mallë të vendlindjes, me mall të Atdheut dhe i ndjekur këmba këmbës nga nga hijet e gjata të pushtetit “të fqinjëve të tij”.
Nëse nuk ka këtu profiterizëm personal, siç ndodhë pas çdo lufte, atëherë edhe “Fillesën e nismëtarit (kurrsesi shqiptare) për pajtim me popullin serb” e konsideroj shumë të papjekur, të pakutimtë dhe të parakohëshme. Në këtë rast bashkohem me urtinë e popullit tonë: “Mos bën –hoj, pa të thirrë kush!” Sepse gjithë ai mal krimesh shekullore nuk ishte aksident i rastit trafiku që mund falet njëanshëm dhe me një fjalë goje, kur as në horizont nuk shihet qoftë edhe një shënjë se janë pjekur kushtet për një pajtim të qëndrueshëm.
Mirëpo, prej një shoku të idealeve dhe bashkëpunëtori të Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, i cili e liron dhe e shfajëson Sërbinë për krimin e madh të 17 janarit të vitit 1982, duke e lënë gjakun e derdhur brenda shqiptarëve, si qërim hesapesh në mesin e grupeve politike, edhe çka tjetër nuk mund të pritet. Këtij veprimtari të dëvotshëm të çështjes evrolindore, për ftesën që ma bën lidhur me fushatën e nisur, me tërë qenien i përgjigjëm: udha e mbarë, pa mua!
Aktualisht shqiptarët kanë shumë punë para vetës deri në bashkimin e popullit dhe të Shqipërisë natyrore.
Ftesën për pjatimin e dy popujve duhet ta presin një ditë, por ajo ftesë duhet të vijë nga pala tjetër, pikërisht nga populli serb, i cili, vërtetë ka për çka të kërkojë falje, por, që edhe sot e tërë ditën, në vend se për pajtim, ai, me revan të shfrenuar, po përgatitet për agresion të ri mbi Kosovën e çliruar nga UÇK-ja heroike dhe nga forcat e NATO-s së lavdishme.
Altstätten, 25.5.2007
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …