Anëtarët e Këshillit Nismëtar, “Adem Demaçi në Shtatore”, në Nju Jork, kanë mbajtur mbledhjen e parë, ku dhe publikisht kanë shpalosur projektin e tyre për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në një vend të caktuar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë tubim të shqiptarëve në Amerikë, është thënë se shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare do të ishte identiteti i tyre, duke kërkuar që kjo ide të realizohet. Këshilli iniciues “Adem Demaçi në Shtatore”, ka njoftuar se do të dorëzojë kërkesën e tyre tek autoritetet amerikane për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në Nuk Jork.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …