leoni

Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri Pacolli po vazhdon të lobojë për njohjen e Kosovës në takime me ministat e shteteve që nuk na kanë njohur

Në kuadër të takimeve të shumta që kryediplomati kosovar, Behxhet Pacolli, po zhvillon me homologët e tij në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka takuar ndaras edhe dy ministra të jashtëm të shteteve jo-njohës të Kosovës, respektivisht ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo. Gjatë këtyre takimeve, siç bëhet e ditur në komunikatë është diskutuar mbi të arriturat e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, evropiane dhe ndërkombëtare. “Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare”, bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë. Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …