Nënkryetari Berisha inspektoi punimet në pesë projekte kapitale

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka inspektuar punimet në pesë prej shumë projekteve kapitale që janë duke u realizuar në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Me këtë rast nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga operatorët, që ti realizojnë projektet sipas dinamikës së kryerjes së punimeve dhe me cilësi, ashtu siç janë të planifikuara. Punimet të cila ti ka inspektuar sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, janë ndërtimi i objekteve shkollore në Lladroc dhe Bardh, pastaj trotuari në Bellanicë, rregullimi i shtratit të lumit në Banjë dhe rruga në lagjen e Samdraxhëve po ashtu në Banjë. “Ajo që ne duam është realizimi i projekteve sipas planifikimeve, pra respektim të dinamikës së punimeve dhe cilësi e lartë në punime”, ka thënë Berisha, gjatë bisedave me operatorët dhe me qytetarët. “Paratë janë të qytetarëve dhe këto investime janë në shërbim të qytetarëve, andaj cilësia duhet të jetë sipas kritereve të parapara, e po ashtu edhe koha e realizimit të projekteve duhet të respektohet në përpikëri”, ka thënë Berisha. Përndryshe, me ecurinë e deritanishme të punimeve, nënkryetari Berisha është ndarë i kënaqur, përderisa edhe banorët e këtyre fshatrave, gjithashtu janë ndarë të kënaqur me këto investime shumë domethënëse për lagjet dhe fshatrat  dhe kanë shprehur falënderimet e tyre për këto investime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …