leoni

Faik Miftari: POPULLI I KOSOVËS DHE KUVENDI I KOSOVËS

Gati një shekull do të bëhet që kur populli shqiptar, Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni, Serbi dhe në Male Zi u pushtuan nga Serbia në vitin 1912. Pas plot gati një shekull përpjekjeje, mundi, sakrifice, rezistencë dhe luftë, popullit shqiptar edhe sot kësaj dite i pamundësohet që në mënyrë të lirë të shpreh mendimin e tij për vetveten e tij dhe të vetëvendos vet për fatin e tij.
Në historinë e tij më të re, të shekullit XX, popullit shqiptar për herë të parë, gjatë luftës së dytë botërore, në Konferencën e Bujanit, iu premtua, se pas mbarimit të luftës , Kosovës do t’ju mundësohet që të vendos vet se ku dhe me kë do të jetojë. Por pas mbarimit të luftës, ky premtim u shkel nga Serbia, me ç’rast edhe e aneksoi prapë Kosovën në vitin 1945. Për herë të dytë, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitin 1991, komisioni i Badinterit i njohu të drejtën e vetëvendosjes, nëpërmes referundemeve të mbajtura, republikave përbërëse( Sllovenisë, Kroacisë, BeH, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë), duke e anashkaluar Kosovën, edhe pse kjo ka pas sistem të dyfishtë juridik, duke qenë krahinë autonome në kuadër të Serbisë, por njëkohësisht edhe pjesë përbërëse e ish federatës jugosllave sipas Kushtetutës së vitit 1974.
Nga ky vlerësim i Badinterit, mund të shihet sesa ka qenë e arsyeshme dhe e drejtë, lëvizja dhe kërkesa për Republikën e Kosovës si republikë e barabartë me republikat tjera përbërëse të ish Jugosllavisë. Për herë të tretë, në Konferencën e Rambujes në vitin 1999, delegacioni shqiptar insistoi për të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës pas periudhës trevjeçare, kjo u premtua nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Allbright, se do të merret parasysh vullneti i popullit të Kosovës, por pas rezistencës së ashpër nga shtetet tjera të Grupit të Kontaktit, bënë që sekretarja e shtetit amerikan Allbright të tërheq premtimin dhe letrën në fjalë, për vullnetin e popullit të Kosovës.
Edhe tani në propozimin e pakos së Ahtisarit nuk i mundësohet vetëvendosja popullit të Kosovës, por për statusin politik të Kosovës do të vendos Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në deklaratën e fundit të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, se të drejtë shkëputjeje nga federatat përbërëse kanë vetëm pjesë përbërëse të tyre, gjegjësisht republikat e tyre, nga e cila drejtë kanë përfituar 15 republikat përbërëse të ish federatës së Bashkimit Sovjetik, 6 republikat përbërëse të ish federatës së Jugosllavisë si dhe 2 republikat përbërëse të ish Çekosllovakisë. Por një gjë që nuk e cek apo nuk do të dijë, ministri rus Sergej Lavrov, është që, faktori ndërkombëtar në Dejton, e ka pranuar dhe legjitimuar Republikën Serpska në BeH, të krijuar pas gjenocidit të kryer serb mbi boshnjakët, gjatë luftës në BeH, dhe se sot BeH është federatë e përbërë prej Federatës boshnjako-kroate dhe Republikës Serpska, edhe pse para luftës në BeH, serbët as që kanë pas një rajon të vetmin, krahinë, apo entitet të ndarë në Bosnjë.
Kuvendi i Kosovës si organ më i lartë legjislativ juridik, në historinë më të vjetër, për herë të parë në vitin 1945 në Prizren nën trusnin serbe në seancën e mbajtur në shkollën fillore Bajram Curri, miratoi vendimin për bashkimin(aneksimin) e Kosovës me Serbinë.
Kuvendi i Kosovës, në historinë më të re, për herë të dytë në vitin 1989 në Prishtinë, prapë nën trusnin dhe presionin serb, miratoi vendimin për amendamentet kushtetuese, me ç’rast suprimoi autonominë e Kosovës të Kushtetutës së vitit 1974, dhe hapi rrugë aneksimit të Kosovës nga Serbia. Dihet tashmëdeklarata e shpeshtë e ish kryetarit dhe kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit, se delegatët e Kuvendit të Kosovës vetvetiu, me shumicë absolute votash, e kanë miratuar dhe mundësuar suprimimin e autonomisë së Kosovës, gjë që mundësoi prapë aneksimin e Kosovës nga Serbia.
Kuvendi i Kosovës, në këto çaste historike , për herë të tretë, do të ketë rast që të miratojë vendimin, që do t’i sjell Këshilli i Sigurimit të OKB-së për statusin e Kosovës, pra, të keni kujdes deputetë të Kuvendit të Kosovës, që e përfaqësoni popullin e Kosovës, që në këto çaste vendimtare, të vendosni sipas asaj thënies së urtë popullore” e treta e vërteta” e mos dhashë Zoti të vendosni diç tjetër, që është kundër vullnetit të popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pas së cilës do të jeni të nemur përgjithmonë nga populli i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …