Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Krasniqi: Disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka goditur kryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për Kosovën Lindore. Sipas tij prapa mbështetjes së Hazirit për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën qëndron një synim i tij. Krasniqi, ka vlerësuar se Haziri i ka ëndërr votat e preshevarëve.

“Ëndrra e brezave ishte: Çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të SHQIPËRISË! Nëse brezi ynë duhet të krenohet me një aspiratë kombëtare që disa po e quajnë ëndërr, do të duhej të krenoheshim me aspiratën e gjithë brezave shqiptar që nga viti i largët 1912-1913 e krejt deri të lufta çlirimtare e Kosovës. Kushdo që sot thotë se e kam ëndërr për bashkimin e Kosovës Lindore (jo Preshevë, Bujanovc e Medvegje), duhet ta kenë në mendje, se për atë ëndrrën tjetër janë flijuar mbi 80.000 shqiptarë, kanë mbajtur mbi 600 shekuj burg në kazamatet e Jugosllavisë, pa folur për sakrificat e tjera. Nëse nuk dini a nuk mundi nuk është marre, por ta ngushtoni aspiratën kombëtare nuk është mirë. Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë. Me ketë logjikë u mësuam tani më. Qofsha i gabuar në ketë që po e them!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …