Lidhja Çame: Çamëria ka ekzistuar ndër shekuj deri në ditët tona

 


Sot, pas dhjetëra vjetësh na shtrohet si detyrë nga historia të mënjanojmë mjegullën, që faktet e pasluftës, qarqet e autoriteteve greke janë munduar t’i transformojnë , duke fajësuar të pafajshmit dhe të shfajësojnë ato qarqe që dhunuan truallin e Çamërisë. Si rrjedhojë, kemi detyrë të hedhim dritë të fuqishme, duke zbuluar realitetin e ngjarjeve, që sollën në ballafaqim dy popullsitë e krahinës. Shprehja profetike e një intelektuali nga krahina e Igumenicës, të quajtur Kristo Pituli, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, iu drejtua autoriteteve që të mos t’i kundërvihen shqiptarëve, sepse pasojat do të ishin të rënda. Duke iu drejtuar komandantit të xhandarmërisë, Vardhakullaqi, i thotë: “Ato që ke në kokën tënde për të zbatuar, ki kujdes se do të dëmtojnë të dyja popullsitë. Mendimet tuaja dhe ata që ju pasojnë janë krejtësisht të padrejta. Ne këtu kemi vendin tonë dhe kemi jetuar në mënyrë harmonike me shqiptarët.”

Çamëria ka ekzistuar ndër shekuj deri në ditët tona. Popullsia e kësaj krahine, tërësisht shqiptare, iu nënshtrua një genocidi të paparë nga shovinizmi grek, e detyruan atë të braktiste vatrat e saj. Për të qenë më konkret për dhunën e keqtrajtimet e minoritetit shqiptar në truallin grek, ju sjell një shembull që citohet në librin e historianit grek Jani Sharra, “Thesprotia ndërmjet shekuj”
Ai thotë: “Akuzat, drejtuar popullit shqiptar të Çamërisë për bashkëpunimin me okupatorin, kanë qenë supozime. Krejt ndryshe është e vërteta. U gjendën grekë, që përfaqësuan dhe bashkëpunuan me armikun dhe dëshironin t’ju bashkonin fqinjëve pjesë të truallit tonë. U gjendën grekë, që bashkëpunuan me armikun pushtues dhe vepruan ndaj vetë popullit grek, duke grabitur dhe shkretuar! Se mos nuk qenë grekë, ata që tradhtuan dhe spiunuan bashkatdhetarë të tjerë! E çuditshme e qeverisë se Metaksait është që, në vend që të shikohej rreziku, që i kanosej vendit, mobilizoi 1500 veta të minoritetit shqiptar dhe pjesën tjetër e internoi nëpër ishuj. Më keq ai toleroi keqbërës grekë të bëjnë plaçkitje, dhunime, grabitje dhe akte të tjera të shëmtuara në atë krahinë. Sot, pas dhjetëra vjetësh na shtrohet si detyrë nga historia të mënjanojmë mjegullën, që faktet e pasluftës, qarqet e autoriteteve greke janë munduar t’i transformojnë, duke fajësuar të pafajshmit dhe të shfajësojnë ato qarqe që dhunuan truallin e Çamërisë.
Si rrjedhojë, kemi detyrë të hedhim dritë të fuqishme, duke zbuluar realitetin e ngjarjeve, që sollën në ballafaqim dy popullsitë e krahinës. Shprehja profetike e një intelektuali nga krahina e Igumenicës, të quajtur Kristo Pituli, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, iu drejtua autoriteteve që të mos t’i kundërvihen shqiptarëve, sepse pasojat do të ishin të rënda. Duke iu drejtuar komandatit të xhandërmarisë, Vardhakullaqi, i thotë: “Ato që ke në kokën tënde për të zbatuar, ki kujdes se do të dëmtojnë të dyja popullsitë. Mendimet tuaja dhe ata që ju pasojnë janë krejtësisht të padrejta. Ne këtu kemi vendin tonë dhe kemi jetuar në mënyrë harmonike me shqiptarët.” Dhuna e ushtruar ndaj popullit shqiptar të Çamërisë e kalon atë kufirin brenda kuadrit të shtetit të qytetëruar, siç pretendon Greqia.
Mjafton të themi një fakt konkret, turma plaçkitësish dhe banda terroristësh të përkëdhelur nga autoritetet u sulën si bisha të tërbuara ndaj popullit të pafajshëm të Çamërisë. Në fshatrat Kastri dhe Sulos familja e Rexhep Lilës, që qëndroi në shtëpinë e tij, u morr nga këto forca të Zevrës dhe u çua në vendin e quajtur “Shkalla e Manollës”. Rexhepin dhe vëllanë e tij 14 vjeç e masakruan, ndërsa djemtë 3-4 vjeç i therën si bagëti, ndërsa të tre gratë që i shoqëronin i dhunuan shtazërisht për tri ditë. Ato shtazë, që bënin pjesë në bandat e Zevrës, kryen këto akte kanibaliste ndaj kësaj familjeje të pafajshme, e cila nuk donte të braktiste truallin e saj.

Një akt i njëjtë ndaj fëmijës 7 vjeç, me emrin Ago Pronjo, u ther në të njëjtën mënyrë. Arkitektët e këtyre akteve dhe e këtij trajtimi i ka përpunuar e gjithë struktura shoviniste greke dhe konkretisht qeveria fashiste e Metaksait, e vënë në praktikë nga Napoleon Zevra. Ndaj këtyre akteve, historianë përparimtarë grekë deklarojnë se: “Në çdo kënd të vendit tonë është vula e turpit, në të cilën historia fsheh fytyrën e saj nga turpi.” Të gjitha këto që përmendëm më lart, e përsëris edhe një herë, e imponuan popullsinë shqiptare të Çamërisë të braktisë truallin e saj.
Ne nuk do të heshtim para kësaj padrejtësie të paturpshme dhe do të aktivizohemi fuqishëm, komform normave të bashkësisë europiane dhe të botës së qytetëruar dhe të informojmë opinionin publik për egërsinë e politikës së forcave ultrashoviniste greke, që shkaktuan atë plagë të dhimbshme popullsisë fisnike çame. Ajo çështje ekziston dhe do të ekzistojë deri në zgjidhjen e saj të plotë dhe të drejtë. Qarqet politike greke nuk kanë asnjë lloj force shkencore dhe politike të deformojnë historikisht këtë të drejtë. Ne do të mbështetemi në përkrahjen e miqve tanë të mëdhenj dhe të së drejtës, që rrethon për të gjetur një zgjidhje përfundimtare të drejtë të çështjes sonë. Nëse flasim për akuza të padrejta, që i drejtoheshin kësaj popullsie, ju theksojmë se bandat e Zevrës, që në mënyrë kanibaleske kanë bërë aktet e dhunës në këtë krahinë, kanë qenë bashkëpunëtorë direkt me okupatorin, siç e dokumentojnë edhe aktet zyrtare, që i përgjigjen këtij rrëfimi, që ka rrjedhur nga bashkëpunimi me Armatën nr.21 Gjermane. Problemi i shqiptarëve të Çamërisë është një çështje, që kërkon zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …