Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë thirrje për protestë paqësore të veteranëve. Po ashtu, ai ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. “Sot në protestën e Luftëtarëve të vërtetë që me ose pa dashje u gjetën jasht listave të veteranëve , besoj se do kërkohet drejtësi dhe asgjë tjetër. Unë i ftoj veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht dhe në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e shenjtë e UÇK-së. Poashtu ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. Pra të nderuar veteranë protestoni me dinjitet”, ka shkuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …