Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masakra e Abrisë së Epërme është dëshmi se me çfarë çmimi është paguar liria. Me rastin e 20-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Haradinaj ka përkujtuar anëtarët e familjes Deliu, që me gjakun e tyre hodhën themelet e shtetit të Kosovës.“Një nga masakrat më mizore që janë bërë mbi popullin tonë, ajo e Abrisë së Epërme, 20 vjet më parë, ku nuk u kursyen as fëmijët në djep, është dëshmi se me çfarë çmimi është paguar liria. Me përulje përkujtojmë sot anëtarët e familjes Deliu, që me gjakun e tyre hodhën themelet e shtetit të Kosovës. Kujtimi për ta është i përjetshëm!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …