MTI nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare

MTI nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore, që përfaqësohet nga z. Damien Shiels, Menxheri i Praktikës Globale për Financa, Konkurrueshmeri dhe Inovacion (IFC) dhe z. Patrick, që përfaqëson Agjencinë Zviceriane për Zhvillim – SECO.

Në fjalën e saj, ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, e vlerësoi lartë punën dhe partneritetin e deritashëm me IFC-në, pjesë e Grupit të Bankës Botërore dhe dëshiroj të konfirmoj edhe një herë interesimin dhe gatishmërinë tonë se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast, u.d e ministres Arbëresha Krasniqi e falënderoi edhe qeverinë zviceriane dhe agjencinë e saj SEKO, si një ndër donatorët më aktiv në Kosovë, që njëherësh e përkrahin edhe këtë projekt të rëndësishëm për MTI-në.

“ “Programi për Zgjidhjen e Borxheve” ka për qëllim të asistojë qeverinë e Kosovës në përpjekjet e veta për përmirësimin e regjimit të vet të para-falimentimit dhe adresimit të paaftësisë së pagesave në vend dhe stimulimin e përdorimit të kornizës së falimentimit. Kjo pritet që të shpie drejt përmirësimit të rikthimit të kredisë dhe kthimit të rritur të kredisë kreditorëve, si dhe të mundësojë rehabilitimin e bizneseve të mundshme dhe të zbutet likuidimi i kompanive jo-efektive dhe t`i kthejë pasuritë e tyre në përdorim produktiv”, deklaroi Krasniqi.

Sipas u.d.ministres Krasniqi, në kuadër të këtij projekti do të përfshihen këto aktivitete: Rishikimin e paaftësisë së kryerjes së pagesave dhe ligjeve tjera për t’i larguar paqartësitë e mundshme dhe pengesave tjera në zbatimin e procesit të falimentimit. Po ashtu, sipas Krasniqit, do të përfshihen edhe zhvillimi i legjislacionit dytësor, i kërkuar për zbatim efektiv të ligjit; përpilimi i rregulloreve dhe udhëzimeve të domosdoshme për të promovuar zgjidhjen e borxhit para falimentimit; inkurajimi i palëve të interesit për t’u angazhuar në negociatat vullnetare përmes themelimit të mekanizmave të zgjidhjeve jashtë gjyqit që do t’ua mundësojnë palëve të negociojnë në mirëbesim dhe arritjen e marrëveshjeve me qëllim të shmangies së dorëzimit zyrtar të padive.

“Me anë të këtij memorandumi të mirëkuptimit, ne synojmë që të ndihmojmë në krijimin e një klime më të sigurt për biznesin në Kosovë, ku kreditorët, debitorët, apo edhe palët e tjera janë më të mbrojtura në interesat e tyre, gjë që do të ndikojë edhe në përmirësimin e vazhdueshëm të investitorëve të huaj në Kosovë”, potencoi ushtruesja e detyrës se ministres, Krasniqi.

Më tej, ajo tha se ne besojmë thellësisht që nëpërmjet këtij projekti, Kosova do të shënojë përmirësime në procesin e falimentimit dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve komerciale në Kosovë dhe me këtë edhe përmirësim në ranglistën botërore të indikatorëve përkatës në Raportin të Bërit Biznes (“Doing Business Report”) të Bankës Botërore, si dhe do të jetë pjesë e proceseve rajonale ku IFC është duke e dhënë kontributin e çmueshëm në ndryshimin e perceptimit të opinionit publik lidhur me procesin e falimentimit dhe zvogëlimin e kredive të këqija.

Në fund u.d e ministres Arbëreshë Krasniqi theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është falënderuese ndaj IFC-së dhe Qeverisë Zvicerane për mbështetjen e deritanishme dhe ne jemi të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në projekte dhe në punët e përbashkëta që na presin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik në vendin tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …