Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli vizitoi sot “Ferronikelin” në Drenas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli vizitoi sot “Ferronikelin” në Drenas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli vizitoi sot “Ferronikelin”, në Drenas. Gjatë vizitës ai foli  lidhur me  rëndësinë e kësaj kompanie jo vetëm për Komunën e Drenasit dhe për dobinë që ajo ka në krijimin e mirëqenies së qindra punëtorëve të këtij rajoni, por edhe për tërë Kosovën. Veseli tha se tashmë në Ferronikel është një investitor serioz, i cili në një afat rekord ka arritur të riaktivizojë prodhimin dhe t’i paguaj punëtorët, të cilët mbajnë afër një mijë familje. “Institucionet e Kosovës do t’u japin përkrahje të vazhdueshme investitorëve. Kemi projektligjin e ri në shqyrtim, i cili do t’u japë perspektivë edhe më të madhe atyre. Janë burime të cilat presin, sikurse krenaria e Kosovës, Trepça, e cila me ligjin e ri do të ketë një transformim dhe do të ndikojë në rritjen e eksportit, të ekonomisë kosovare, punësimit dhe të perspektivës së Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …