Kuvendi komunal i Rahovecit me 17 vota për, ka aprovuar buxhetin  si dhe KAB-i për vitin 2019-2021

Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Afrim Dina, në prani të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Sead Raba dhe përfaqësueseve të LMT-së , sot është mbajtur mbledhja e nëntë e kuvendit komunal të Rahovecit, ku me 17 vota për, 3 vota kundër dhe me 8 abstenime është aprovuar buxheti si dhe KAB-i për vitin 2019 – 2021. Buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2019 është 13 milion e 658 mijë e 391euro të shpërndarë në këto kategori ekonomike: Paga dhe mëditje 7 milion e 435 mijë e 669 euro, Mallra dhe shërbime 1 milion e 514 mijë e 331 euro, Shpenzime komunale 255 mijë e 500 euro, Subvencione dhe transfere 250 mijë euro dhe Investime kapitale  4 milion e 203 mijë e 391 euro. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar dy vendime të kryetarit: Vendimi i Kryetarit të Komunës, që të jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për hapjen e rrugës publike (fshati Hoçë e Madhe) dhe Vendimi i Kryetarit për marrjen e vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510008-00268-1(rruga Ibrahim Rugova në qytetin e Rahovecit). Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është dhënë edhe Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …