E themeluar në frontet e luftës sonë çlirimtare, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në krijimin e proceseve politike dhe ushtarake të UÇK-së, Radio-Kosova e Lirë me kohë kishte krijuar pozicion të fortë militant kombëtar, me qëllim të propagandimit të luftës për liri, duke u bërë zëdhënëse e jehonës së krismave të pushkëve të legjendarit Adem Jashari dhe të trimave e trimëreshave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Së bashku me Agjencinë e lajmeve Kosovapress, këto dy institucione informative të luftës afishuan përmbajtjen informative militante, duke u bërë digë e pathyeshme e informimit të drejtë dhe objektiv në afirmimin e vlerave të UÇK-së, në denoncimin e politikës pacifiste, ndërsa në anën tjetër duke i dhënë përkrahje të fuqishme dhe të parezervë luftës së UÇK-së kundër forcave okupatore jugosllave. Në komentet dhe vështrimet e Radios-Kosova e Lirë hetohej qartë pozicioni militant kombëtar, por edhe besimi i patundur në fitore. Radio-Kosova e lirë, besnikja e luftës çlirimtare, ashtu sikurse pati guxim ta paralajmërojë lirinë, më 4 janar të vitit 1999, duke shpërndarë në eter zërin metaforë të lirisë, ajo arriti që nga malet e Berishës, më 21 qershor të po atij viti të lajmërojë popullatën liridashëse të Kosovës për dëbimin e turpshëm dhe të përjetshëm të makinerisë policore dhe ushtarake serbe nga Kosova. E krijuar në zjarrin e luftës çlirimtare, e kalitur ndër beteja, e rritur tok me trimat e trimëreshat e Kosovës, Radio-Kosova e Lirë, e cila gjatë luftës fliste për lirinë e Kosovës u bë arenë e militantizmit kombëtar dhe mbeti po ashtu arenë e hapur e forcave avangarde atdhetare edhe në periudhën e pasluftës. Radio-Kosova e Lirë pas përfundimit të luftës Duke i qëndruar besnike lirisë të Kosovës dhe duke frymëzuar brezat për të shtyrë përpara proceset pozitive të pavarësisë së vendit tonë dhe të bashkimit kombëtar, Radio-Kosova e Lirë, ka trajtuar dhe trajton problemet më fundamentale të historisë së kaluar dhe të tanishmes, e cila, edhe pse me vështirësi e me çalime po ecën drejt proceseve të pakthyeshme të pavarësisë dhe integrimit mbarëkombëtar.
Në këtë drejtim, Radio-Kosova e Lirë ka çarë përpara pa marrë parasysh pengesat, vështirësitë, sulmet e ndryshme, kërcënimet, kufizimin e dëgjueshmërisë nga Zyra e Komisionit të OSBE-së për Mediat, shantazhet e individëve të caktuar apo të qarqeve të ndryshme dhe neglizhencën e një pjese të faktorit vendor për të ndihmuar këtë zë autentik të lirisë. Edhe pse e pa përkrahur nga ata që, nuk do të duhej në asnjë mënyrë ta anashkalonin, edhe pse e injoruar nga injoruesit e lirisë, edhe pse e atakuar nga plehurina e së kaluarës titiste rankoviqiste, Radion-Kosova e Lirë, asnjëherë nuk e harruan invalidët e luftës, familjarët e dëshmorëve, veteranët e luftës, pjesëtarët e TMK-së dhe forcat e tjera atdhetare, të cilat nuk do të lejojnë të shuhet ky zë bese e zë lirie. Përmbajtja dhe temat e emisioneve të Radios-Kosova e Lirë Nga koncepti afirmativ kombëtar dhe nga ecuria e trajtimit të këtij koncepti burojnë edhe të gjitha përmbajtjet e emisioneve të Radios-Kosova e Lirë. Përveç pesë edicioneve ditore të lajmeve, të përgatitura gjatë ditës në studio, sajohen edhe emisione të tjera tematike, dokumentare, arsimore e pedagogjike, kulturore e muzikore. Shumëllojshmëria e emisioneve është rezultat i angazhimit të pandërprerë të stafit të gazetarëve të radios, për të krijuar një opinion serioz, larg banaliteteve, larg improvizimeve skematike dhe çoroditjeve banale që karakterizojnë shumë media në Kosovë, të shkruara dhe elektronike.
Ruajtja dhe restaurimi i vlerave të njëmendëta njerëzore e kombëtare, i vlerave të qëndrueshme universale, serioziteti në trajtimin e emisioneve, i jep kësaj radioje një fizionomi autentike ku e kaluara gërshetohet me të tanishmen, si tërësi organike e origjinalitetit krijues në kohë dhe hapësirë. Në funksion të këtij koncepti janë ndërtuar emisionet e ndryshme si: Komenti i radios Emision ditor ku pasqyrohet koncepti i Radios-Kosova e lirë lidhur me problemet e caktuara politike, shoqërore, ekonomike, kulturore. Etj. Heroizmi i dëshmorëve të lirisë Emision tematik dokumentar, i përditshëm, për jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit. Deri tani janë realizuar më shumë se 1200 emisione autentike për dëshmorët. Të gjitha familjet e dëshmorëve kanë marrë falas nga një kasetë me emisionin e incizuar për dëshmorin, përcjellë me efekte muzikore dhe tekst dokumentar artistik. Radio-Kosova e Lirë emeton dy deri pesë orë në ditë emisione për dëshmorët. Personalitete të jetës sonë kulturore e historike Në kuadër të këtij emisioni dëgjuesit tanë njihen me jetën dhe veprat e krijuesve tanë, por edhe të krijuesve të vendeve të ndryshme të botës. Deri tani janë realizuar qindra emisione.
Personalitete të rezistencës kundër pushtuesve Emision tematik dokumentar për luftëtarët popullorë, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, për trimat e trimëreshat e kombit.
Emisione të drejtpërdrejta të kontaktit Emisione të kontaktit me personalitete politike, shoqërore, ushtarake dhe personalitete të tjera të artit, kulturës, gjuhës dhe lëmenjve të tjerë. Janë realizuar më shumë se 460 emisione të tilla.
Emisioni i kulturës Emision javor ku trajtohet një gamë e gjerë e temave të ndryshme të kulturës shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar. Deri tani janë realizuar më shumë se 200 emisione të tilla.
Në gjurmim të lashtësisë Emision historik dokumentar ku trajtohen tema nga historia, gjuhësia, arkeologjia, etnopsikologjia e të tjera. Kalendari ditor enciklopedik Trajton ngjarje të rëndësishme të kulturës, historisë, krijimtarisë, muzikës, shkencës, etj.
Një rëndësi e veçantë iu kushtohet ngjarjeve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditëve të betejave dhe të luftimeve, ditëve të rënies së dëshmorëve e ngjarje të tjera me rëndësi kombëtare e botërore. Emisioni ka filluar të realizohet prej janarit të vitit 2001Spotet e Radios, Spotet edukative muzikore, Recital Këto spote rikthejnë në emetim fragmente letrare artistike e muzikore nga trashëgimia artistike e së kaluarës, nga krijimtaria autentike origjinale e gjeniut krijues shqiptar.
Tema historike nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar Emision i përditshëm në të cilin trajtohen ngjarje të shënuara nga historia kombëtareE shtuna letrare artistike Emision letrar ku shqyrtohen përmbledhjet poetike të poetëve, sidomos të poetëve e poeteshave të reja, duke recituar edhe vargje nga poezitë e botuara nga një poet i caktuar. Proza jonë e zgjedhur Po ashtu emision javor foljor- muzikor në të cilin lexohen fragmente nga proza e preferuar artistike e prozatorëve shqiptarë të së kaluarës dhe të prozës bashkëkohor. Deri tani janë realizuar rreth 200 emisioneFeja dhe shoqëria Zakonisht trajtohen tema të filozofisë fetare në raport me shoqërinë, filozofinë dhe shkencën. Trajtohen edhe tema nga kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë e tema të tjera të rëndësishme nga religjioni në përgjithësi. Janë realizuar më shumë 25o emisione. Universi letrar Emision javor në të cilin trajtohen tema nga letërsia, nga drejtimet letrare, shkollat letrare botërore. Bisedë me krijues Emision i kontaktit me krijues të lëmenjve të caktuar të shkencave shoqërore dhe të natyrës. Radio-drama Shkenca e popullarizuar Emision mbi të arriturat më të reja në shkencë, në mjekësi, dhe përgjithësisht në shkencat e natyrës. Në kuadër të këtij emisioni trajtohen edhe tema nga ambienti, ekologjia etj. Tema arsimore e pedagogjike. Trajtohen tema të ndryshme nga kultura, tema nga pedagogjia, arsimi, edukata e të tjera. Nga arkivi I luftës së UÇK-së Emision javor që rikthen në kujtesë ditët e lavdishme të luftës heroike të UÇK-së. Biseda në frontet e luftës me ushtarë dhe eprorëReportazhi i luftës Këto dy emisione javore rikthejnë në kujtesë momentet e regjistruara në diktafon në vende të ndryshme të Kosovës, gjatë kohës së luftës, biseda në front me ushtarët dhe eprorët, reportazhe në familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe të invalidëve.
Dëshmi për krimet serbe në Kosovë Po ashtu një emision javor specifik i Radios Kosova e Lirë ku flitet për monstruozitetet e kriminelëve serbë. Në këto emisione përfshihen edhe dëshmi autentike të personave që kanë mbijetuar krimet. Në kuadër të këtij emisioni kemi trajtuar edhe tema të ngjashme të krimeve serbe kundër myslimanëve, pastaj krimet ruse në Çeçeni etj.
Antologjia e fjalës së mençurEmision ditor me fjalë të urta dhe mendime filozofike Emisione të ndryshme speciale me karakter dokumentar artistik, kulturor, filozofik e shkencor. Gjatë programeve ditore trajtojmë edhe tema të caktuara speciale nga aktualiteti dhe nga lëmenj të caktuar kulturorë e shoqërorë. Përveç emisioneve të tilla, Radio-Kosova e Lirë emeton edhe programe muzikore, të muzikës serioze, argëtuese, programe për fëmijë, programe të marketingut, programe humoristike dhe emisione të ndryshme të kontaktit ku trajtohen tema aktuale sociale, politike ekonomike, sportive etj, janë në funksion të dëgjuesve të të gjitha moshave. Shumica e emisioneve janë arkivuar dhe ruhen.
Disa nga emisionet përsëriten, për mungesë të mjeteve materiale për të realizuar vazhdimisht emisione të reja. Muzika folklorike, popullore, e përpunuar dhe muzika e lehtë në Radion Kosova e Lirë. Një veçanti tjetër të cilën e heton dëgjuesi sapo kontakton në valët e Radios-Kosova e Lirë është edhe muzika e zgjedhur. Radio-Kosova e Lirë është mbase radioja e vetme në tërë hapësirën etnike shqiptare që nuk emeton këngë të degjeneruara të grupeve apo këngëtarëve të caktuar, të cilët kopjojnë muzikën serbe, greke, turke e rome.
Për konceptin muzikor të kësaj radioje janë të pa emetueshme këngët e degjeneruara të matrapazëve të profiterisë publike, si dhe këngët e përmbajtjes rok, hip rep dhe të ngjashme. Në Radion-Kosova e Lirë dëgjohen këngët antologjike të këngëve origjinale shqiptare, këngët e muzikës autentike nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Emetohen të gjitha këngët për dëshmorët, këngë të rapsodëve të njohur, këngë të festivaleve kombëtare të muzikës folklorike, popullore dhe argëtuese, këngë korale, këngë arbëreshe, marshe për paradë, muzikë simfonike e autorëve shqiptarë, muzikë e përpunuar etj. Në radion Kosova e Lirë emetohen edhe disa këngë me vlera të shquara muzikore nga muzika e huaj. Përmbajtja e emisioneve foljore muzikore, tematike, dokumentare, shoqërore arsimore, e të tjera, si dhe trajtimi adekuat dhe me përgjegjësi profesionale i këtyre përmbajtjeve janë përparësitë në këtë drejtim dhe specifika krijuese të kësaj radioje kombëtare…
Në Radion-Kosova e Lirë kanë punuar qysh prej fillimit, punojnë aktualisht dhe kanë punuar në kohë të caktuar, punojnë aktualisht në Radion Kosova e Lirë:
Ahmet Qeriqi, drejtor,
Arbanë Qeriqi-Gashi, kryeredaktor,
Valdet Hoti, drejtor teknik,
Jeton Syla, përgjegjës i marketingut,
Zamir Qeriqi përgjegjës i IT,
Haki Gashi, operator i transmetimit,
Ajshe Myrtaj, operatore e transmetimit,
Epir Qeriqi, kontabilitet,
Rizah Berisha, punëtor, në Shtëpinë-Muze, në Berishë,
Azemine Berisha, punëtore teknike.
Kanë punuar në kohë të caktuar:
Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nusret Pllana, Afrim Berisha, Mejreme Maraj-Berisha, Tone Buzhala-Gashi, Habib Zogaj, Ismet Sopi, Shefqet Zeka, Gazmend Elshani, Sabrije Haxhiu, Sheqir Zeneli, Hatixhe Hoxha, Ali Gashi, Mehmet Bala, Fejzi Hajdari, Avni Dehari, Samed Elshani, Adnan Fejza, Isuf Hyseni, Agron Durmishi, Gazmend Qeriqi, Merxhan Avdyli, Bajram Dabishevci, Remzi Jashari, Selim Zeqiri, Zeqir Bekolli, Fatmir Gjinovci, Rexhep Tërshnjaku, Hajrije Maxharraj, Florë Pacolli, Hysnije Hyseni, Zelfije Pllana, Agron Çuni, Bujar Hajrizi, Kastriot Gashi, Milaim A. Berisha. Avni Qeriqi, Hasan Haxhiu, Zejnullah Halili, Jetish Kadishani, Minire Fetahu, Tomor Avdiu, Naim Zeqiri, Bekim Islami, Emine Hoti, Xhavit Muçaj, Driton Sejdiu, Jehonë Ademaj, Shyhrete Musaj, Arbërie Zogiani, Jetë Abazi, Bledion Baraliu, Kaltrinë Pajaziti, Devleta Hajredinaj, Dritë Slivova, Iliri Pireva, Endrit Myrtaj, Qëndresa Krasniqi, Dilaver Polisi.
Në shërbimin e marketingut kanë punuar: Muhamet Kadolli, Ramush Jashari, Naim Bytyçi, Fadil Raça, Florim Isufi.