U mbajt mbledhja e dytë e Komitetit Konsultativ për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje

Komiteti Konsultativ për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Me këtë rast Arjeta Avdyli është zgjedhur zv.kryesuese e këtij komiteti. Po ashtu ky komitet ka diskutuar edhe mbi draft buxhetin e komunës së Vitisë për vitet 2019-2021 si dhe është diskutuar edhe mbi propozim rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba. Në këtë mbledhje u dhanë propozime të ndryshme si të bëhet lirimi nga pagesa të studentëve vitias për dokumentet të cilat lëshohen nga gjendja civile në këtë komunë. Po ashtu u kërkua që diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal të mbahen në bashkësitë lokale me qëllim që shumica e fshatrave të inkorporohen në hartimin e listës së investimeve kapitale. Gjithashtu ata kërkuan që të shikohet mundësia e përfshirjes të sa më shumë femrave në këto diskutime publike. Kurse gjatë hartimit të listës për investime kapitale ata kërkuan që të ju jepet prioritet rregullimit të rrugëve bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …