leoni

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar, Roland Roshi

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar, Roland Roshi

Regjisori i njohur shqiptar është ndarë nga jeta ndërkohë që po përgatitej për edicionin informativ në TVSH-së. Ai nuk ka arritur të mbijetojë ndonëse është dërguar me urgjencë ne spital. Roland Roshit, kishte një zë brilant. Ai ishte regjisor, pedagog, aktor dhe me vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSh në vitet ’80. Ai Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, te drama “Dy krisma në Paris”.  Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …