Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Pazari i Hashim Thaçit me kufij, tërë Kosova në pazar

Me rastin e botimit të hartës se çka merr Serbia nga Kosova nga gazeta “Le Monde”, i kthej lexuesit paksa prapa, në histori. Më 1988 Budimir Llonçar (Ministër i Punëve të Jshtëme i RSFJ-ës-hb), i jep intervistë të njejtës gazetë në mes tjerash thotë se: “Shiptarët në Kosovë kanë ardhur në shekullin XVII-të”. Po, është me rëndësi për momentin të spejgohet se si kishte ardhur B. Llonçar, deri te “informata” e cekur. Dy akademikë serbian, së pari në gazetën “Izvestija”, kishin botuar broçkulla kishtare të popave serb nga Mesjeta se: “Shqiptarët janë ardhacak në Kosovë nga Malësia e Mbishkodrës në shekullin XVII-të”. E merrni me mendë lexues të nderur, nga një siperfaqe pesë herë ma e vogël, dalin dymbdhjetë herë shqiptarë më shumë, madje për 5800 kilometra katror!!! E dihet fare mirë nga sa banorë i kishin ato fshatra të Malësisë atëbotë. Në vijim, në bazë të skenarit D. Qosiqit me rus, gazetën  “Izvestia” me shkrimin e “akademikëve”, ia kishin plasuar B. Llonçarit në tvolinën e punës, për ta lexuar, si informatë të besueshme. Në anën tjetër, në të njejtën kohë e kishin kurdisë gazatarin e “Le Mondit”, që ta intervistojë B. Llonçarin, duke ia bërë pyetjne e parë se: “Kur kanë ardhur Shqiptarët në Kosovë”?. Dhe, ai me bagazhin e një ushtraku nga Lufta e Dytë Botërore, për ndryshe ishte fare analfabet në histori, e shumë më tragjikisht t` i përgjigjet pyetjes, si komunist-titist, do të ia “mësyjë detit me postaçi”, dhe do të përgjigjet me gjuhën e gazetës ruse “Izvestija”. Dhe posa e lexova atë deklaratë do ta shkruaj një reagim që e pati botuar “Rilindja”, si përgjegje, por edhe RTP e pati emituar gati në tërësi. Kuptohet se do të pasojë fushata e Komitetit Krahinor deri në ekstrem nga: Ali Shukria dhe Rrahmon Morina e Husamedin Azemi. Pas dy ditë kërcnimesh do të më ftoi prokurori N. Burgideva në ndërtesën e Gjykatës Qarkut në Prishtinë.Hetimet do të zgjasin nja 8-9 muaj. Ma në fund B. Llonçar do ta spejgojë vet tërë skenarin, kuptohet pasi që e vërejti se ishte siellë në rreth të thatë me gënjeshtra nga serbianët e tij. Ishte shumë vonë të më burgosë, sepse Jugosllavia e tij titiste, kishte filluar të rrokulliset si orteku në Himalaje nga pesha e zollumeve dhe krimeve që i kishin bërë, sidomos Kombit tim, me 750 000 dosje, dhe 782587 vjetë burgje e kazamate të rënda. Edhe këto fakte dhe akuza të tjera ia pata thënë B. Llonçarit, të cilit i kam reaguar sikurse Tempos, S. Gjakoviqit etj, por jo si “partiot”, por pse e kisha borq ndaj kombit tim si profesionist.

Më duhet të them publikisht se atë reagim e pati nënshkruar pa hezitim edhe Prof dr Tahir Abdyli atëherë Drejtor i Institutit Historisë Kosovës. Një lexim “gramatikor” ia pati bërë pa u friguar fare Dr Izber Hoti. Lekturën e pati bërë për “Rilindje” në praninë e Dr Tahirit, Dr Fehmiut dhe Dr Hakifit, Mr Sheremet Krasniqi, më vonë ushtar i Adem Jasharit . Lejen për botim të reagimit në “Rilindje”, e pati lejuar ekipi i redaktorëve.

Tash (2018) “Lë monde”, është prap në ofenzivë pazaresh ndër ma të ultat, por nuk do të thot se atëherë ishte puna më pak serioze se sot. Tash, ofenziva në “Le Monde”, zhvillohet me inicim të A. Vuçiqit dhe Hashim Thaçit. Ku kemi mbërri, a duhet të ndalem apo të mos të nxitojë?. Po, e di se kam mbetur çyqe vetëm. Asnjë INSTITUCION  nuk ka mbetur i painfektuar nga Hashim Thaçi në Kosovën martire, ku të gjithë, gati si në orkestër vrapojnë kah kapitalizmi dhe demokracia, jo për ta hiek çafe spiunët e UDB-ës, ku ka plotë ish milicë, prokurorë dhe gjykatës marionetë. Shikoni se çka ngjau me delimitimin, demarkimin (që nuk është bërë kurrë) me Malin e Zi. E dekorrektimi as që do të fillojë. E unë nuk do të ndalem, edhe pse më 1988 isha i kërcënuar me vdekje nga Zhivorad Igiçi, X. Sheholli e komapani. Tash, po ia krijojmë sërish “Le Mondit” kënaçësinë të na quaj sikurse më 1913 “njerëz me bishta”, kur pati trumpetuar Dr Vlladan Gjogjeviqi e Dr Stojan Protiqi (Ballkanikusi). Tash, është instaluar modë e re politike, me gojë thonë zezonët tanë: “Nuk japim asgjë, do të thot japim por çka marrë unë!”? Sallahana e shakllabana, që duan me ba Republikën e njomë rrush e kumbulla. Presheva, Bujanofci dhe Medvexha, janë vetëm një maskë kërkese, (po cili shiptar nuk e do atë gjymtyrë kombëtare-hb), po me Kushtetutë është e ndaluar as me u bashkuar me ndonjë shtet tjetër, e as me nxierr prej tij ndonjë pllambë toke. E çka u bë me Debellde, ku Serbia dhe Maqedonia provuan dhe fituan të tregojnë se kush është “gazdë” i Kosovës. Vijoi “gazda” edhe për Kullë e çakor, kundër Kushtetutës. Vijoi nënshkrimi i Asiciacionit me 23 shkelëje të Kushtetutës dhe tash për mos me u përmendë ajo shkelëje, bëjnë zhurmë e hallakamë për diçka edhe më tragjike, me u “harrua” krimi ordinerë.

Por, mbane në mend lexues të nderuar, se për Veriun e Kosovës, nuk do të bëhemi ma horrë! Ka ardhur sharra te kocka. Sepse “Le Monde”, zbuloi se jo vetëm Ujmani dhe Veriu me Trepçë e pak më poshtë thengjilli, por do të hapen edhe zona “eksterritoriale” në Kosovën plotë plagë dhe varfëri ekstreme. Ja deri ku ka shkuar pazari i tuxharit (tuxharëve të Sorrosit dhe Putinit e Vuçqit me shokë). Unë nuk i lëpihem askujtë. Hashim Presidenti ku e ke Akademinë. Ken e keni strehuar aty, ke e konsulton e sa e paguan. Po të tregojë pa ekivoke. Një drekë e juej kushton sa marrë (nuk marr kurrë por ua japi fukarave) pension një muaj. Turp, Kosova ka plotë shembuj si unë, që jetojnë në modesti ekstreme. Shiqoni se cilat janë dallimet në mes të pasurve dhe të varfurve. Luksi juej dhe i “Velanisë”, është akuzë që shiton çdo “institucionalizëm”, sepse po kopjoni, mos me thënë jeni plagiat i atyre para teje. Ishalla vjen një “devër” tjetër.Tani për tani të gjithë”bajraktarët” dhe partitë politike me ekskluzivitetin e tyre janë “lule” që asnjë bletë nuk ka çka merr prej tyre. Keq, por e vërtetë, kohë e vështirë por me shpresë të mirë, jo sikurse më 1988/9….99.

Po mbushen dyzetë vjet që mirrem me hulumtime, diplomatike dhe filozofike e politike të nivelit global dhe lokal. Sot për fat i tërë çelbi ballkanik disi është koagulur në Serbi. E vërtetë, në këtë shtet të krimit që e mbylli çelbin e krimit Tribunli i Hagës me 1400 vjetë burgje për kriminelët serbë, malli ma profitabil tradicionalisht ka mbetur rrena dhe vetëm fabrikimi i tyre. Si duket, këtij zanati është kah i hynë në punë profitabile një pjese të politikës kosovare, por vetëm për të grabitur diçka për veti ose me e kompromituar Luftën e SHENJET të USHTRISE LVDISHME TE ADEM DEMAçIT DHE ADEM LEGJENDARIT-JASHARIT. Kjo kastë grabitëçarësh, kuptohet që nuk i jep pesë pare sa shqiptarë janë masakruar e sa janë detyruar ta lëshojnë Kosovën, e sa nga një herë e deri në tri herë, janë arratisë nepër male për shkak të dhunës shtetërore serbiane 1998/9. E kush po i mbyllë sytë për këtë targjedi të shekullit, sikur nuk ka mësuar asgjë se UÇK dhe NATO, pas Luftës Dytë Botërore që kanë bërë Luftën ma të madhe dhe ma të lavdishme çlirimtare në histori, që ka kushtuar hiq më pak se 85 miliardë dollarë për dy vjetë e 78 ditë në një front çlirimtar, për një popull që ka bërë Luftë të drejtë dy shekuj pa u ndalur kurrë.

Konkretisht, Hashim Thaçi e nënshkroi dokumentin e Rambujesë, prej të cilit doli Rezoluta 1244 e KS OKB-ës. Në vijim dokumenti i Vjenës i dirigjuar nga Thaçi, ua solli privilegjin më eklatant në Evropë një pakice serbiane prej 5%, që të kanë veto në rreshtimet shtetërore për Kosovën. Në bazë të dokumentit Vjenës dhe Rambujesë, në Bruksel filluan “bisedimet teknike”, të cilat sikurse “Pranvera arabe”, që u kthye në dimër siebrian dhe nuk ka shenja se “klima” do të ndryshojë, ashtu edhe për Republikën e Kosovës “bisedimet teknike” u fusnotizun dhe ngadalë u kthyen aty ku synonte Kremlini dhe Beogrdi e Dik Martinoviqi me bekimin meskin të disa çarqeve të Brukselit dhe Sorosit në bisedime politike. Po, deri sa u ngrit pazari është ndier aty-këty pezhorativi “ndarje paqësore e Kosovës me Serbinë”. Përdorej ky termë sepse një pjesë jo e vogël e Këshillit Evropës, kishte droe se mos po i deshton Akuza e Dik Martinoviuqit. Hej, shqiptarë u ndërruan TRE prokurorë në Hagë dhe “sopata” nuk luan vendi. Ajo sopatë i rrinë mbi çafë të UÇK-ës, si shpata e “hazreti Mehdisë”!! Nuk duhet harruar se fjala ndarje, nga viti 1991 u kthye në “këmbim territori” më 2017/18 drejtë 2019-it. Kjo lojë ende gjallëron në disa kancalari që i mprehin dhëmbët me i shitë armatim dy popujve të vegjel, “imamët”  e të cilëve në çdo rrethanë “paqësore”, brenda popujve të tyre, do të ishin vetëm kryetar bashkie, asgjë më tepër, sepse as nuk kanë grada shkencore e as ndonjë begraund librash me vlerë civilizuese.Bile atij në Beograd hapur i kërcnohen “arkanët dhe sheshelët” me kokë. Këtij në Prishtinë i thuhet çka duhet, por asnjë shenjë nuk e tregon se do të prapakthehet. E ka ba Republikën e Kosovës njëmend Republikë të “Melkezedekut”. Univerizet “Hasan Prishtina”, në këmbë sikurse më 1968, 1981, 1997, jo me shkelë e ndrydhë frytin tonë civlilizues Republikën e Kosovës që e kemi krijuar me vargojë gjaku, por me hapë rrugë demokracie e mos me i koritë miqët dhe gjakun e herojëve, NEO LUFTEN, për çlirim.

Sot politikanët tanë, njeri thumbit e tjetri patkoit para dhe pas  F.Mogerinit, po “korigjojnë” kufijë dhe dhe “shkëmbejnë” territore, mbajnë fjalime, i mbushin portalet me yndyrë kundermimi, gazatat me fotose dhe dhunë politike mbi popujtë e lodhur, i mbushin televizionet publike “cenzuruse’ma zi se në kohën e Rrahamn Morinës dhe Ali Shukrisë, i mbushin me poza manuskriptive “fuisbukët” e tyre, sa qëVuçiqi i Beogradit shihet se duhet të shkojë në çmendinë, sepse përmes gjuhës dhe buzëve, deshmon se është “yndyrë”  e mbetur e kasapit, që do të thot se Ballkani është prap në rrezik llogitudinal. E ky i joni me valë transverzale që ia zbulon “Le Monde” duket më komodë, sepese mban intervista ku para dite thot ka “korigjim” kufijësh, pas dite thot “ska korigjim për asnjë pllambë’, dhe ky fenomen ngjanë, për çdo ditë. Pra, e përkthyer shqip, fallin politik, apo mallin e mykur ende ia blenë dikush. Po malli i mykur, e kam pas mësuar në Kimi është më i rrezikshëm se ai i kalburi, sepse ky i fundit e hanë vetëm vetëvetën. Kundermonë, por nuk infekton, është jo vdekje klinike, por vdekje biblike.

Në pazar të Beogradit nga ekipi i A. Vuçiqit, është tani për tani kërkesa minimale: Leposaviqi( që deri më 1958 nuk ka qenë administrativisht me Kosovën kurrë. Eshtë kthyer në Kosovë për ta rritë numrin e popullsisë sllave në regjistrimin 1961, duke e shtuar atë shifër me një falsifikim në “plus” 11% sllavë” me këreksë të Dushan Mugoshës. Prap me falsifikim të Dushanit është kërkuar që minus 11%  shqiptarë t` i ketë Kosova zyrtarisht.(- hulumtoni në AVIIB/61/11+,-), Zveçani, Mitrovica andej Ibrit dhe Zubin Potoku, si njësi diministrative territoriale të Kosovës ishin pjesë e saj në çdo etapë. Në vijim Beogradi kërkon eksterritorilaitet për komunat fantome-fshatra nepër Kosovë. Në pazar të Prishtinës nga ekipi i Hashim Thaçit, është qitë malli kushtetutëshmerisht jashtë Kosovës, i quajtur: Preshevë, Bujanofc, Medvegje, që të tria toka shqiptare den baba den. Në këtë mjegullim asgjë nuk dihet, çdo gjë duhet të mbetet mjegull sipas F. Mogerinit, e cila aspiron një çmim evropian e ndoshat edhe “Nobel” të përbotëshem. Këtu diku pushojnë shpresat e Sorrosit, për dy musketarët dhe “Motrën italiane”, sikur çështja izraelito-palestineze, që ka kaluar në histori të harruar dhe mejrisht tragjike.

Asgjë nuk kemi shpalosë të re deri me tash,çdo marrëveshje që ka arritur Hashim Thaçi deri me sot, e ka vulosur me nga dy thumba: duke i thurur lavdata veti dhe në fund duke e sharruar fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mjegulla pazaresh. Ku do të dali loja e mejdanit tani vetëm ai e di. Por, në lojë të padukshme është Kremlini që përmes këtij “pazari” don të hynë edhe një herë në lojën e madhe, pale mos tash do të i barazoi llogaritë si  dikur në Kore, Vietnam,në Avganistan, Irak e së fundi në Krime dhe Siri, ku është ambientuar edhe pse herë turku e herë izraeliti po ia rrëzojnë avionet e superlavduar, madje me “praçka” fëmijësh, aq “mllaznjakë” që janë, kuptohet se i tërë ky teatër tragjik bëhet për të shitur armatim të demoduar, sepse i janë mbushur depotë e aty duhet palosen armet e reja vetëvrasëse.

Hashim Thaçi nuk po zbulohet ose nuk e dinë se tërë Kosovën po e futë në pazar kriminal, përmes një “detali”. Lidhur me këtë, deri me tash askush nuk ka mundur t` ia hjek asnjë “bujashkë” nga koka. E kotë është më pati thënë Baca Adem Demaçi, pasi që u kthye nga Lublana më 1999, edhe pse Zonja Ollbrajtë ia tha terthorazi se është fjala për Projekt Francez në Rambuje”. Me këtë, duhet të kuptohet se sherbyes i kujtë është dhe sa e ka çmimin ‘made in Sorros-Putin”: kvadratura- Thaçi, Rama, Vuçiq, Basha e kompani+Sorrosi, me dhe pa vetëdie të kujtë ndodhë i tërë ky ankth politik. Lexone Fishtën dhe i kuptoni lakuriq.

Nuk është fjala te marrëveshjet e tanishme deri me tash tet a tet sekrete të Hashim Thaçit për të “kryer” punë, por vetëm për të filluar pazari që do të zgjatë nja 10-15 vjetë? Madje kur është fjala te ky pazar, Hashim Thaçi shumë kujdeset që ta identifikojë vetëm me Kosovën. Me këtë pozicionim ky njeri në të cilin Adem Demaçi kishte skepsa solide, e ne e këshillonim që për hirë të unitetit mos të shpërthej. Dhe Baca për të na plasuar në “këshilltarë” që ia huqin znanatit, për hirë të patriotizmit na pati thënë: “Ky njeri do ta fundosë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 2010. Ky po mendon se Gjykata Speciale është ma e dobët nëse grabitet nga pozita. Jo, ai realitet na “barazon” me Milloshin. Serbisë iu muar Presidenti në Hagë, Kosovës po i merret Presidenti në Hagë. Kjo lojë është sikur ajo e Ramushit, që X+Y e afroi ngat veti, e bëri Kryetar Qeverie për 100 ditë, dhe e dorëzoi pastaj në Hagë, për hatër (Babës P) të italianëve dhe francezëve. Po, është ditë që nuk ka fakte, por pazari është ma i fortë. Edhe për Hashimin si duket janë larguar shumë deshmitarë të mbrojtur. Tash nuk po kanë kah t` ia mabthin gjykimit, dhe po i ndrrojnë prokurorët” dhe kanë çpikur “ndryshime, korigjime, e çka jo për të fituar të paktën në kohë, deri sa t` i kullosin ato 350 000 000 dollarë në dispozicion. Pare janë ato dhe pse mos të eksperiomentohet me një Luftë të drejtë, së cilës i rrinë në çafë me thika e kmesa, për të rrahur miegulla dhe për të grabitur para nga të varfërit dhe të uriturit anë e kand botës. Po ku ka racizëm më eklatant se ky Gjyq që është ngritur për një Luftë që ishte e pastër si loti, të cilës ia njoh çdo rriedhë, sepse kam qenë vetë fëmi i saj ushtarë i Bacë Adem Demaçit, e që ua kemi hiekur zdralin shovinist diplomatëve e gazetarëve që na quanin kërcnueshëm “terroristë”!!!JO, JO, ka ZOT.

Me lojën Thaçi-Vuçiq, Serbia qe disa vite është kah i zgjëron apetitet në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje, Vojvodinë dhe Sanxhak, por jo në Kroaci, e Slloveni?Po kur sllavët nuk patën mirësinë të jetojnë me serbë, atëherë kush ka logjikë të na detyrojë neve shqiptaëve e që jemi në tokën tonë. E kur dihet se prej kah kanë ardhur sllavët në ILIRI, atëherë mozaiku i nazifashizmit serbian bëhet më lakuriq se kurrë.  Tani sikurse më 1877 në këtë lojën serbiane ka hyrë edhe Vjena disi. Po, është bërë mëhallë e Kremlinit përmes dasmave dhe martesave, të cilat nuk janë të panjohura nga 15 janari 1877. Lexone Marrëveshjen sekrete të Budapeshtit 15 I 1877 dhe do ta kuptoni se po përseritet historia (Vjena donte ta promovojë Serbinë e Madhe në dëm të tokave shqiptare, e Peterbrgu donte ta promovojë Bullgarinë e Madhe, dhe plagët mbi trupin e shqiptarëve i rrasi kry edhe Stambolli. Po e shënojë këtu një kangë të kohës nga Murat Xhakja: “Baba mbret ma falë Gjakovën, ma shite Nishin Kushumlinë,  e shite Bosnjen Rumelinë, ia ke msy Plavë e Gusinë, pas Ulçinit e shet Shipnin…” 1886 . Tani (2018) historia jo si dramë e përgjakëshme, por si pazar i përgjakur, ku kurban po bëhen sërish viset shqiptare, është në lojë me letra herë të hapura e herë të mbyllura. Dhe, e them publikisht. Nuk  e jep A. Vuçiqi Luginën e Preshevës me kurrëfar trampi, sepse përmes Veriut të Kosovës gjithëmonë e mabnë tërë shqiptarizmin në maje të thikës. Kjo filozofi mjaftueshem është që Kremlini me rruaza të “kuqe” të Krimesë, përmes saj e arsyeton çdo rritje të arsenalit ushtarak për të shitur armë dhe për t` i mbajtur punëtorët milionësh në punë në hapësirat e Siberisë. Për këto lojra për firma të tjeterkujtë, Presidenti narcisoid Hashim Thaçi nuk është i vetëdishëm.

Presidenti Hashim Thaçi nuk e dinë se Serbia nuk ka fuqi ta mabjë peshën e Jugosllavisë, as me finansa e as me fuqi, me të cilën ka liferuar Milloshi. Prandaj ka nxituar të nënshkruaj atë që  e ka thën R. Hollbruk në Beograd më 23 mars 1999, me rastin e largimit, për t` i filluar dikush tjetër bomabdimet të nesemen pa deshirën e tij. Të gjihta llafet tjera janë dokrra të cilat Presidenti Hashim Thaçi, as nuk ka tru, as ekip për t` i deshifruar dhe lexuar me alfabet të “Teorisë Relativitetit dhe kvanteve të “Pehlivanit”, si e quante Baca Demë, me cinizëm në çdo aspekt. President Hashim Thaçi shumë do të dëshiroja ta përmendja emrin tëndë, në ndonjë simpozium shekncor për të mirë. Tani si je kah siellesh nuk ka kush të gjykojë më keq se sa që ti nuk e ndien peshën e gabimit.Askush nuk është me ty, përpos ata që i paguan e që të rrethojnë frigueshëm sepse marrin rroga dhe kanë beneficione e vetura e pasuri. Vet i ke zgjedhë, të kujtohet se çka të kam thënë kur më ftove disa ditë pasi që e themlove partinë? Thuje Ti i nderuar që nuk të ka mbetur asnjë pikë nderë në popull. Unë ta them sepse nuk të urrej, as nuk kam inati ideologjik e partiak, sepse nuk guxojë as të mendojë sepse dua të i mbetem besnik porosisë fisnike të Bacë Adem Demaçit- e Legjenedarit Adem Jasharit.

Më 25 shtator 2018 Tropojë

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …