Deçani me shumicë votash miraton projekt-buxhetin për vitin 2019

Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale të Deçanit Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e IX-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Për këtë mbledhje të rregullt ishte propozuar ky rend i ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2019,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2019,

  4. Shqyrtimi i Projekt-Planit të Veprimit Lokal për Rini 2019-2020,

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Zhvillimor Komunal të Arsimit,

  6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Teatrit “Skender Tafaj” në Deçan,

  7. Themelimi i Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve Komunale,

  8. Zëvendësimi i Hurka Halilaj me Hedije Kuçi në Komitetin e Komuniteteve,

  9. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar kjo seancë ka nisur më pikën e rendit të ditës lidhur më  Shqyrtimin dhe miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2019, ndonëse për këtë pikë të rendit të ditës janë organizuar edhe debate më qytetar për të inkorporuar edhe kërkesat e tyre në planifikimin buxhetor për vitin 2019, edhe në këtë mbledhje është debatuar nga pjesa më e madhe e asamblistëve nga të gjitha subjektet politike, ndërsa pas debatit më shumicë votash 17 vota pro 6 kundër dhe 3 abstenime  është miratuar  kjo pikë e rendit të ditës. Më vota unanime është votuar pika e tretë e rendit të ditës rregullorja e tatimit në pronë për vitin 2019, ndërsa pika e 4-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Projekt-Planit të Veprimit Lokal për Rini 2019-2020, do të diskutohet pas miratimit të rregullores për subvencione komisioni i ndërtuar duhet të vendosë për ndarjen e mjeteve për Projekt- për Rini për vitin 2019-2020. Pika e 5-të e rendit të ditës lidhur më Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit, drejtori i DKA-së Qazim Maloku kërkoi nga asamblistët që kjo pikë e rendit të ditës të mos diskutohet dhe të shtyhet për muajin Tetor më arsyetimin që ti nënshtrohet edhe një dëgjimi publik për disa plotësim ndryshime. Më shumica votash është miratuar. Pika e  6-të Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Teatrit “Skender Tafaj” në Deçan, pas arsyeshmerisë të cilën e dha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj se qyteti i Deçanit duhet të ketë Teatër Profesionist dhe inicimi i procedurave për formim është i mirëseardhur,  kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht. Në këtë seancë është themeluar edhe komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve Komunale. Nga Asambleja komunale janë propozuar 4 anëtar.

  1. Besiana Ukëhaxhaj –AAK

  2. Lirije Zukaj –AAK

  3. Uran Tolaj –LDK

  4. Kestrim Avdimetaj –PDK, ndërsa më një anëtar nga ekzekutivi komunal do të plotësohet brenda 5 ditëve.

Po ashtu është miratuar unanimisht pika e 8-të e rendit të ditës, njëkohësisht në ketë seancë kishte edhe pyetje parlamentare të drejtuar nga asamblistët për ekzekutivin komunal të cilat do të marrin përgjigjet e duhura në seancën e muajit tetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …