Hapet panairi i sportit në Malishevë

Në kuadër të shënimeve të “Javës evropiane të sportit në Kosovë”, në Malishevës, është hapur panairi i sportit, ku klubet e ndryshme sportive, po e prezantojnë punën dhe aktivitetet e tyre, sikur edhe sukseset e tyre, me qëllim të joshjes së të rinjve, për tu marrë me sport. Në hapje të panairit, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se është “shumë i kënaqur me këtë ngjarje, pasi për herë të parë në Malishevë, hapet një panair i sportit dhe kjo është një mundësi e mirë për promovimin e punës suaj, por edhe e joshjes së të rinjve, për tu marrë me sport”. Pasi foli për përpjekjet e komunës, në rregullimin e infrastrukturës sportive në Komunën e Malishevës, kryetari Begaj, ju bëri thirrje të rinjve, që sa më masovikisht të merren me sport dhe të qëndrojnë larg dukurive negative. Ndërsa Feim Hoxha, zyrtar i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe anëtar i Këshillit Organizativ të “Javës evropiane të sportit në Kosovës”, pasi i përshëndeti të gjitha klubet dhe sportistët,  tha se përmes këtyre prezantimeve, kemi për qëllim që të joshim të rinjtë dhe fëmijët, për tu marrë me sport dhe të njihen me rezultatet, por edhe të mirat që sjellë sporti. Ai, uroi që nga ky panair, të dalin kampion të ardhshëm”. Klubet dhe sportistët pjesëmarrës, i kanë falënderuar edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj dhe zyrtari komunal për sport, Albert Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …