leoni

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, certifikon 8 bujq ferizajas në modulin e gjedheve

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), bashkë me stafin e tij, me ç’rast në modulin e gjedheve janë kualifikuar 8 bujq ferizajas nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky kualifikim i bujqve ferizajas është arritur pas trajnimeve përkatëse profesionale të organizuara nga IADK dhe është i barasvlershëm me ato të dhëna nga institucionet tjera në vend dhe jashtë vendit, kjo për faktin se IADK është e akredituar dhe ka marr validitetin në modulin e blegtorisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky kualifikim i shërben blegtorisë lokale për zbatimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të politikave bujqësore e blegtorale duke fuqizuar segmentin e kuadrove profesionale. Drejtori Bajrami falënderoi drejtuesit e IADK-së për kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …