leoni

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini thotë se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është jashtëzakonisht e rrezikshme për Kosovën

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, njëherit kryetar i komunës së Gjakovës ka thënë se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është jashtëzakonisht e rrezikshme për Kosovën. “I kemi ndërruar vendet, dikur kemi fol për liritë dhe të drejtat e njerëzve e tani po flasim për territore. Fillimi i ndryshimit të kufijve të shtetit tonë, e shndërron Kosovën në pozitë të humbësit. Nëse ndodhë kjo, e kemi humbur luftën dhe të gjithë angazhimin tonë. Jemi në pozitë të humbësit dhe kjo do të ketë impakt edhe tek të gjithë bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Gjini. Ai ka thënë se nëse do te ndodh ndonjë korrigjim të kufijve duhet të bëhemi gati për dhunë. “Çka jemi duke u bërë atyre njerëzve është e tmerrshme. Kemi me pa situata të cilat kanë me prodhu dhunë, nëse keni me i pa njerëzit duke lëshuar tokat e veta, duhet të bëhemi gati për dhunë”, Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …