Gernot Blumel: Për Austrinë është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që arrihet në mes Kosovës e Serbisë

Gernot Blumel: Për Austrinë është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që arrihet në mes Kosovës e Serbisë

Gernot Blumel, ministër federal i Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, ka lënë të enjten në Prishtinë porosinë se, për shtetin që ai përfaqëson, është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që mbërrihet ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë. Por midis zgjidhjeve të mundshme ai nuk e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve. Nga korriku, Austria e ka marrë presidencën e BE-së dhe, mes çështjeve që i ka prioritizuar, është edhe stabiliteti në rajon. E vendet më të fuqishme të Evropës, sikur është Gjermania e Britania e Madhe, kanë dalë kundër idesë së negocimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pikërisht nga frika se një marrëveshje për këtë do ta destabilizonte rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …