Kryetari Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA ka mbajtur një konferencë për media. Ai ka thënë se në SHBA kanë diskutuar për katër çështje që janë shumë të rëndësishme për të kaluar në javët e ardhshme. “Tani në Kosovë është duke u angazhuar një aktivitet i ngjeshur për anëtarësim në INTERPOL. Në asamblenë e përgjithshme që do të mbahet në javën e tretë në Dubai ka rendësi të madhe për Kosovën. Gjatë qëndrimit ne Nju Jork kam mbajtur shumë takime me diplomat për këtë synim te drejt për Kosovën. Anëtarësimi në Interpol çështje që duhet të na bashkojë të gjithëve ne Kosovë të kontribuojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai. Sipas tij ky është interes strayegjik i Kosovës. “Anëtarësimi i Kosovës në Interpol rrit përgjegjësinë e vendit dhe institucioneve në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe migrimit. Ftoj të gjitha shtetet anëtare që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”,ka thënë ai duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është në interes të të gjitha çështjeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …