Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillojnë hetimet për çdo zyrtar, nëse dëshmohet ka kryer ndonjë vepër penale me rastin e publikimit të listave të veteranëve. “Zyra e kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në një njoftim nga zyra e kryeprokurorit. Para disa javësh nga portale e medie mercenare janë publikuar emrat e veteranëve që pretendohet se janë të rrejshëm, por në mesin e atyre listave janë shkruar edhe shumë emra të atyre që kanë qenë luftëtarë të lirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …