Kadri Rexha: Libri i lirisë do ta kalojë edhe këtë pengesë

 


Lajmi se organizatori i Panairit të 12-të të Librit „Prishtina 2010“ për të tretën herë me radhë nuk lejoi një stendë për afishimin e librave të botuar nga „Radio-Kosova e lirë“ dhe Redaksia „Dëshmorët e UÇK-së“, ndonëse është lajm skandaloz, tashti më për askë nuk paraqet befasi. Ky veprim i Organizatorit të Panairit të 12-të të librit „Prishtina 2010“ paraqet vetëm një segment të fushatës këmbëngulëse dhe të heshtur të institucioneve shtetërore dhe OJQ-ve të Kosovës për të rrënuar çdo gjë që mban erë historie, kulture dhe kombëtarizmi shqiptar. >>>


Në një shtet ku mohohet identiteti kombëtar i popullit shumicë, ku shkelen aspiratat shekullore të popullit dhe gjaku i dëshmorëve, ku mohohen flamuri, himni dhe simbolet  kombëtare, ku vriten, burgosën dhe fyhen heronjtë kombëtar, ku sistematikisht tjetërsohen vlerat tradicionale dhe ku ndërgjegjshëm degjenerohet kultura shpirtërore e kombit edhe ndalimi i Librit të luftës dhe Librit të dëshmorëve të lirisë shkon në përputhje të plotë me natyrën e rendit shtetëror të pranuar dhe të zbatuar nga udhëheqësit shqipfolës vasalë. Sipas logjikës së këtij sistemi, në emër të së nesërmes, shqiptarëve u sugjerohet ta harrojnë të djeshmën dhe pa brenga ta jetojnë të sotmen, të zhveshën nga identiteti kombëtar dhe të lirë të hidhen në prehrin e lumturisë  dhe qejfeve të kësaj bote. Sepse është kohë e shpërlarjes së trurit, sepse është kohë e ndërrimit të vlerave.  Shqiptarët duhet të harrojnë kolonializmin njëqind vjeçar serb, shqiptarët duhet të harrojnë se kanë bërë luftë çlirimtare, shqiptarët duhet të harrojnë Kosovën e djegur me themel, shqiptarët duhet t’i harrojnë dëshmorët e rënë për liri, shqiptarët duhet t’i harrojnë varrezat masive, gjenocidin, etnocidin… Çka u duhen shqiptarëve librat e përgjakur? Mjaftë më me këngët e lirisë, mjaftë më me ëndërra për bashkimin e Kombit, mjaftë më me përpjekje për bashkimin e trojeve në një Shqipëri etnike!…


Inkuizitorë të rinj, ju e dini se Libri i lirisë shqiptare ndiqet me shekuj, se Libri i lirisë shqiptare ndalohet me shekuj, se Libri i lirisë shqiptare digjet me shekuj. Gjithsesi, ju e dini se librin e lirisë shqiptare gjithmonë e dogjën shqipfolësit: me të njëjtën mendësi, me të njëjtën metodë.  Dhe mos harroni: populli mban mend edhe përtej shekujve. Nuk është i largët viti i madh 1981. Ende janë të freskëta burgosjet masive të lules së rinisë shqiptare. Ende mbahet mend sulmi i egër serb kundër historisë dhe kulturës shqiptare. Ende i shohim të gjalla turrat e librave të lirisë në flakët e ferrit serb. Dhe jemi dëshmitar se si përfundoi dhe ku u këput zullumi dhe barbaria serbe. Dhe jemi dëshmitar se si u ndez flaka e lirisë dhe si lindi UÇK-ja e lavdishme. Prandaj, inkuizitorë dhe vasalë modern, prekeni kokën sa nuk është bërë vonë! Dijeni se çdo veprim e ka emrin e vet: lavdia dhe mallkimi jetojnë amshuar.  Progresin historik dhe kombëtar shqiptar nuk arritën ta ndalin as romakët, as turqit dhe as serbët. Rendin i gjërave të vendosur nga mijëvjeçarët nuk e ndërron çasti e as moti… Libri i lirisë çau shekujt e errësirës.  Libri i lirisë do ta kalojë edhe këtë pengesë.


 


Organizatori i Panairit të 12-të të Librit, “Prishtina 2010” edhe kësaj radhe anashkaloi monografitë për dëshmorët e UÇK-së


 


 


Ashtu sikur edhe në dy vitet e kaluara, edhe tani organizatori i Panairit të Librit “Prishtina 2010”, që ka tubuar dhjetëra botues nga vendi dhe rajoni, nuk ka lejuar një stendë për afishimin e librave, që ka nxjerrë në dritë “Radio-Kosova e lirë” dhe Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së”. Edhe kësaj radhe, organizatori i këtij Panairi u tregua mospërfillës për këto botime, të cilat kryesisht trajtojnë tema të luftës së UÇK-së. Në mesin e këtyre librave, “të ndaluar” në Panair janë  edhe 12 vëllime të monografisë “Feniksët e lirisë” ku janë prezantuar qindra monografi të dëshmorëve, pastaj tri vëllime të Arkivit të luftës së UÇK-së, botim të cilin e ka financuar Qeveria e Kosovës dhe shumë vepra të tjera autoriale të krijuesve të njohur  të vendit tonë.


Postimi në krye të këtyre “shoqatave e lidhjeve” të ish strukturave politike  titiste, si Nazmi Rrahmani, Daut Demaku dhe kompania e tyre, ka bërë që gjatë tri viteve të fundit, me rastin e organizimit të “Panairit të librit” të injorohen  botimet për dëshmorët e kombit të Redaksisë “Dëshmorët e UÇK-së” dhe botimet e Radios-Kosova e lirë.


Ky injorim,i  pashembullt në historinë e librit, pas luftës në Kosovë, na shtyn të angazhohemi në drejtim të themelimit të një shoqate të re të botuesve, (të liruar nga tradita  e së kaluarës komuniste, titiste), në radhë të parë të atyre botuesve shqiptarë, që kanë respekt për luftën e UÇK-së dhe për dëshmorët e kombit dhe që kanë botuar e botojnë vepra me përmbajtje kombëtare. 


                                       


Titujt e librave të botuar nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe nga “Radio-Kosova e lirë” >>>


 


Feniksët e lirisë        1- 12


ARKIVI RKL              I  II  III ( 4. 1. – 21. 6. 1999)


Nezir Myrtaj              Jehonë lufte


Ahmet Qeriqi            Meditime në arrati, roman


Martin Çuni               Reportazhe lufte


Nusret Pllana            Rruga e lirisë


Ahmet Qeriqi            Në gjurmim të lashtësisë, studime


Nezir Myrtaj              17 e 18 marsi 2004


Ahmet Qeriqi            Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar?


Nezir Myrtaj              Rrugë e papërfunduar


Ahmet Qeriqi            Burgu, roman


Martin Çuni               Jetë e furtunë, përmbledhje poetike


Kasim Shala             Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor)


Bajram Bekteshi       Mbizotërat, përmbledhje poetike


Bedri Tahiri               Përtëritja


Dilaver Goxhai          Rruga që më çoi në UÇK


Dilaver Goxhai          UÇK-ja dhe Kadareja


Endrit Myrtaj              Vargjet e mia, përmbledhje


Bajram Bektashi       Hapa për mbijetim 


Afrim Berisha            Lirikë vjeshte përmbledhje, poetike


Zëri i lirisë                  Broshurë e Radios-Kosova e lirë


Ahmet Qeriqi             Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950)


Zenun Gjoci               Rilindjet e orës arbërore


Ahmet Qeriqi             Fenomene shqiptare, studime


Muhamet Pirraku       Për kauzën e UÇK-së


Muhamet Pirraku       Adem Guta


Haki Qeriqi                 Libër me poezi


Martin Çuni                Themele jete (Tregime për fëmijë)


Ahmet Qeriqi             Krojmiri (1455-1999), monografi


Bajram Bekteshi        Unë dhe vargu, përmbledhje poetike


Nezir Prokshi             Mbijetesa e popullit të Drenicës


Ahmet Qeriqi             Koha e jeniçerëve, roman

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …