Analisti Kim Mehmeti, për një emision televiziv në Shqipëri ka deklaruar se politikanëve u leverdis që të kemi 5 Shqipëri. “Ne kemi politikanë që vishen me Versace, por mendësinë e kanë të Konferencës së Londrës në 1913. Është e paimagjinueshme që mos të ketë një mendësi mbarëshqiptare se si do të zgjidhet problemi shqiptar në Maqedoni; na konsiderojnë aq budallenj sa të besojmë se Serbia do ia japë Luginën e Preshevës si dhuratë Kosovës; nuk e beson askush se kryeministri i Shqipërisë do e hapë temën e Çamërisë te kryeministri grek… Ne nuk kemi të kaluar të përbashkët sepse jetuam në shtëpi të ndara, por as të sotme të përbashkët nuk krijuam. Politikanëve u leverdis që të kemi 5 Shqipëri”, tha Mehmeti. Në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, Mehmeti u shpreh: “Shkëmbimi i territoreve është ide serbe. Hashim Thaçi kërkon të shpëtojë veten. Kudo në mediat kosovare përmendet për Gjykatën Speciale. Ka disa gjëra që do të zbulohen pasi disa njerëz të dalin të përgjigjjen për atë që ka ndodhur. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …