Deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Demaliaj është arrestuar të enjten pas deklaratave kundër prokurorit special, Elez Blakaj. Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se vendimi është i pabazë pasi është marrë pa pasur prova. Prokurori, Rexhep Maqedonci sot gjatë ditës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin e AAK-së. Ai ka kërkuar arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit edhe për deputetin e Nismës Milaim Zekën i dyshuar gjithashtu për kanosje të një prokurori.