Në vitin 2019 do të vendosen kamerat e sigurisë në ter qytetin dhe në udhëkryqet kryesore në Deçan

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajt  takimin e dytë me këto pika të rendit të ditës.

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit dhe

  2. Të ndryshme

Të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli lokal KFOR, FSK-së, klerik fetarë dhe  përfaqësues të  komuniteteve. Takimin e hapi kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha se marrë në përgjithësi çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit, është relativisht e qetë më përjashtim të dy rasteve të  vdekjes të dy të rinjve Eldon (Qazim) Kuqi dhe Agonis (Isuf) Tetaj të cilat kanë ndodhur brenda muajit shtatorë, mirëpo në çështjen e sigurisë së përgjithshëm nuk kanë ndikuar. Në vazhdimësi kryetari Ramosaj, më rastin e fillimit të vitit të ri shkollar 2018/2019  kërkoi nga komandanti i stacionit policorë që prezenca e policisë të jetë në vendet e frekuentuara më nxënës dhe qytetar si preventivë në rast te ndodhjes së ndonjë zënke edhe pse situata e sigurisë rreth vijueshmërisë së nxënësve është e qetë dhe pa ndonjë rast për tu veçuar. Tutje Ramosaj tha se falë bashkëpunimit të mirë mes Policisë, Institucionit Komunal dhe Rojeve të Parkut Nacional, kemi arritur që të ulen rastet e vjedhës së pyllit në komunën e Deçanit si dhe fenomeni i vjedhjeve të shtëpive i cili ka qen mjaft shqetësues për banorët e komunës së Deçanit sipas raportimit të policisë ka rënie të dukshëm. Për çështjen e sigurisë ka folur edhe komandanti i policorë në Deçan Toger Nusret Xhurkaj. Xhurkaj gjatë raportimit tha se krahasuar më vitin e kaluar, gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit në të gjitha aspektet është më e qetë në veçanti duke veçuar dy rastet e fundit të vdekjes së dy të rinjve që nuk kanë ndikuar në situatën e sigurish së përgjithshme. Ndërsa sipas raporteve zyrtare të policisë fenomeni i vjedhjeve ka rënie të dukshme i cili fenomen është duke u trajtuar në proceduarat ligjore për kryesit e këtyre veprave dhe vlen për tu theksuar se ne si stacion policore jemi të fokusuar në dy plane operative të cilat po zbatohen në  shkolla për një siguri akoma më të lartë të nxënësve ndihmesë e madhe për ne ka qen edhe vendosja e kamerave të sigurisë, gjë e cila dukshëm ka ndikuar në  zbulimin e rasteve. Drejtori i DAK-së Qazim Maloku, kërkoi nga policia e Kosovës që të jenë prezent në rrugën ,,Haki Povataj’’ dhe tek stacioni i autobusëve sidomos në orët e mëngjesit kur nxënësit janë rrugës për në shkollë, në mesditë kur dy ndërrimet frekuentojnë rrugët në të njëjtën kohë dhe në orët e pasdites kur dhe përfundojnë mësimin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …